UBT

Ndahet nga jeta Zymer Starabanja, truproja e shkollës shqipe në kohën e okupimit

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Zymer Starabanja është ndarë nga jeta në moshën 54 vjeçare. Gjeneratat e vjetra dhe ata që kanë jetuar, punuar e vepruar në kohën e okupimit nga Serbia, e kanë njohur mirë rolin dhe kontributin e këtij gardiani të shkollës shqipe. Ka mbrojtur shkollën nga hajnat, vajzat nga kriminelët duke u shëndërruar kështu në ikonë të mbrojtjes së vlerave të shkollës shqipe.

Zymer Azem Starabanja ishte vetëm 54 vjeçar kur ndërroi jetë këtë fundjavë, derisa është varrosur të hënën.

Zymer Starabanja njihet mirë nga gjeneratat e vjetra dhe ata që e kanë përjetuar dhunën dhe dajakun e Serbisë në kohën e okupimit. Zymeri bashkëjetonte me këtë dhunë e presion që bënte Serbia vazhdimisht.

UBT

Ndonëse roli i tij ishte vetëm si roje e shkollës, Zymeri u gjend kudo. Mbroji shkollën nga hajnat e shumtë, mbrojti vajzat shqiptare nga huliganët e asaj kohe dhe mbrojti edhe kolektivin e shkollës kur ishte nevoja.

Për Zymer Starabanjën nuk u ndanë as mirënjohje, nuk u dha asnjë telegram ngushëllimi nga Drejtoria e Arsimit, por pavarësisht kësaj Zymeri do të jetojë gjatë në kokat e profesorëve të përkushtuar, që e kanë ditur saktë kontributin e madh e të pamohueshëm që ka dhënë ai në mbrojtje të shkollës shqipe./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.