Mobi Casa

Ndahet nga jeta Xhelal Shabani, njëri nga ekspertët më të mirë në fushën e ekonomisë

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Xhelal Shabani është ndarë nga jeta duke lënë pas vetës një punë jashtëzakonisht të dobishme për Gjilanin. Ishte ndër ekspertët më të mirë në fushën e ekspertizave financiare, një profesionist i shkathët, një zyrtar i edukuar dhe i emancipuar.

Xhelal Shabani tashmë është ndarë nga kjo botë në një moshë të re duke e humbur betejën me sëmundjen.

Por, Xhelal Shabani do të kujtohet nga miqtë e tij dhe nga ekspertët e fushave të ndryshme si një person me karakter të fortë, njeri me parime e kulturë të lartë profesionale.

Eco Higjiena

Xhelal Shabani një kohë ka punuar në “Eco – Higjiena” dhe së fundit në “Hidromorava”, duke treguar shembullin e tij se të jesh profesionist i vendosur do të thotë të jesh vetvetja. Si i tillë Xhelali nuk njihte presione e as shantazhe, jetonte e vepronte nga djersa dhe puna profesionale.

Xhelali nuk ka ditur të bëjë politikë në punën e tij, ai mbetej i palëkundur në fushën e tij profesionale, edhe kur kishte përballë zyrtar të lartë institucional.

Andaj qyteti i Gjilanit përfundimisht ka humbur një ekspert të jashtëzakonshëm dhe një njeri me autoritet e kredibilitet të çmuar njerëzor e profesional./rajonipress/