KKGJILAN

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së nga Gjilani, Reshat (Xhemajl) Sadiku

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Të dielën është ndarë nga jeta veterani i luftës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, togeri Reshat Xhemail Sadiku nga Priboci i Komunës së Bujanocit.

Togeri Reshat Sadiku është lindur me 15.10.1958 në fshatin Priboc të Komunës së Bujanocit. Që në vitin 1968, familja e tij shpërngulet në Gjilan. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në Gjilan, ku si maturant, në vitin 1981 burgoset dhe i pa mundësohet vazhdimi i shkollimit.

Mobi Casa

Reshat Sadiku, rrjedh nga një familje atdhetare, i cili aktivitetin për çlirimin dhe lirinë e atdheut, nuk e ndali asnjë herë deri në vdekje.
Në UÇK, njësitet e qytetit, kyçet më 1998. Me transformimin e UÇK-së, Reshati sistemohet në Departamentin e Operatives të Zonës së VI të TMK-së në Gjilan, me graden Toger, ku punoi deri në vitin 2008 kur edhe pensionohet.

Komuna e Gjilanit dhe OVL e UÇK-se, ka humbur një veprimtar të madh dhe një luftëtar të devotshëm të çështjes kombëtare thuhet në njoftimin e zyrës për informim të Gjilanit. /rajonipress/