RCCOLA

Ndahet nga jeta veterani i gjeodezisë Mahmut Bajrami

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Sapo më erdhi lajmi i trishtë mbi vdekjen e ish kolegut tonë, veteranit të gjeodezisë Mahmut Bajrami. Ne kolegët nga Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë mbetëm pa fjalë pas këtij lajmi të papritur ka shkruar Salih Fazliu.

E humbëm një kolegë me të cilin kemi kaluar shumë sfida por edhe qaste të mira në punë, kurse komuniteti i gjeodetëve në Gjilan, por edhe më gjerë e ka humbur një ekspert i cili me përvojën e tij ka ndihmuar dhe këshilluar shumë breza të rijë të gjeodetëve.

Uji Dea

Me këtë rast, i shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit si dhe të gjithë kolegëve të DGJKP-së. Kurse në emër të Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë komunitetit të gjeodetëve të Gjilanit e më gjerë si dhe të gjithë atyre të cilët e kanë njohur Bacën Mahmut i shprehi ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e kolegut të tyre ka shkruar Salih Fazliu./rajonipress/