Uji Dea

Ndahet nga jeta veprimtari Sabit Rexhepi

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Baca Sabit kudo që ishte e dha kontributin e tij maksimal dhe pa u kursyer kurrë.
Unë, në emrin tim dhe në emër të degës së PDK në Gjilan u shpreh ngushëllimet me te sinqerta familjes, shoqatës te burgosurve politike dhe shume miqve që i kishte baca Sabit ka shkruar Qemajl Mustafa. Veproi gjatë kohë, deri në çlirim, sepse këtë ia kishte caktua si qëllimin kryesor vetës. E arriti lirinë, jetoj në paqe, duke shijuar ditët, muajt e vitet për të cilat aq shumë dha nga vetja ka shkruar Rexhep Kadriu.

Postimi i plotë i Qemajl Mustafës

Me dhembje e mora lajmin e keq për ikjen nga kjo botë të njeriut tonë të mirë, bacës Sabit Rexhepit.
Ishte njëri nga shqiptarët e vërtetë që i kam takue gjatë jetës sime. I sinqertë, i vendosur, i dashur, atdhetar, njeri me virtyte të larta e besa edhe shumë i ditur.
E kishim gjatë kohë aktiv në strukturën e degës së PDK në Gjilan. Mbahen mend diskutimet e tij të qarta, kryesisht me vend e me plotë argumentim.
Baca Sabit kudo që ishte e dha kontributin e tij maksimal dhe pa u kursyer kurrë.
Unë, në emrin tim dhe në emër të degës së PDK në Gjilan u shpreh ngushëllimet me te sinqerta familjes, shoqatës te burgosurve politike dhe shume miqve që i kishte baca Sabit.
Kaptine e mbyllur për mrekulli.
Pusho i qete baca Sabit.
Do të të kujtojmë përjetshëm për punën e mirë dhe fisnikërinë tënde të rrallë.

KKVITI

Postimi i plotë i Rexhep Kadriut

Paska ikë nga kjo botë Sabit Rexhepi, njeriu që ishte i gatshëm që edhe një jetë t’ia kushtonte atdheut, nëse do ta kishte të mundur këtë. As burgu, as përndjekjet, as regjimi shumë dekadësh nuk arritën ta bëjnë të dorëzohet baca Sabit.
Veproi gjatë kohë, deri në çlirim, sepse këtë ia kishte caktua si qëllimin kryesor vetës. E arriti lirinë, jetoj në paqe, duke shijuar ditët, muajt e vitet për të cilat aq shumë dha nga vetja.
Prehu në paqe, bacë!
Ngushëllime familjes Rexhepi, miqve, dhe gjithë atyre që e njohën në rrethana të vështira okupimi, dhe në paqe!