Ndahet nga jeta Ramiz Bllaca, njeriu i urtë e human

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Është ndarë sot nga jeta Ramiz Bllaca, njeri i urtë, filozof popullorë, njeri human, i cili përgjatë gjithë viteve të jetës së tij, kontribuoi në ndërtimin e një imazhi pozitiv për vendin dhe shoqërinë.

Familjar, miq dhe dashamir ju njoftojmë se sot me datën 12.01.2022 ka ndërruar jetë gjyshi, babai jone Ramiz Bllaca. Varrimi i të ndjerit bëhet sot me ikindi në ora 14:00. Të pikëlluar familja Bllaca thuhet në njoftimin e familjes.

Kush ishte Ramiz Bllaca

Rrjedhë prej një familje idealistësh, të cilët u organizuan, e investuan në arritjen dhe përfaqësimin e vlerave të shoqërisë shqiptare. Idealizmi dhe përkushtimi ishte për t’i rritur vlerat dhe sofrat e bashkëqytetarëve tanë.

Eco Higjiena

Ai dha kontribut të çmueshëm në ngritjen e mirëqenies së popullatës gjilanase, përgjatë viteve 1970-1980. Që nga ajo ditë, shumë familje gjilanase, i janë mirënjohës z. Ramiz Bllaca, për kontributin e tij të jashtëzakonshëm, në krijimin e vendeve të punës, në Kombinatin e Tekstilit.

Përveç të tjerash, Ramiz Bllaca, me autoritetin e tij, arriti t’i thejë të gjitha barrierat për të qenë vendimmarrës në vendime, ide, e propozime, në të mirë të plotësimit të mirëqenies së qytetarëve, e ngritjes së kapaciteteve brenda Kombinatit të Tekstilit.

Ndërkohë, Ramiz Bllaca, si një intelektual i kohës, i cili gërshetoi mençurinë, idealizmin, përvojën e pozitën, për t’i shërbyer sa më mirë vendit, e shoqërisë, arriti të ndërtojë një standard të lartë zhvillimi e ndërtimi në karrierë.

Bujaria e tij, mikpritja e ngrohtë, veçmas biseda e ngrohtë me të, të japin vullnet dhe shtyrje për punë e angazhim. Përgjatë bisedës me të arrita të kuptojë se ëndrrat dhe vitet e njeriut, asnjëherë nuk kanë moshë janë fjalët që kishte shkruar ish nënkryetari i komunës së Gjilanit Arbër Ismajli gjatë një vizite që i kishte bërë në shtëpinë e tij Ramiz Bllacës./rajonipress/