ARKATANA

Ndahet nga jeta prokurori Esat Ademi

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – I ndjeri Esat Ademi ishte prokuror në Departamentin e Përgjithshëm, në Prokurorinë Themelore në Gjilan, i cili me përkushtim të lartë, dinjitet dhe profesionalizëm i shërbeu institucionit dhe vendit.

Prokuroria Themelore ne Gjilan, ju njofton se sot, më 16 Gusht 2020, me pikëllim të thellë mori lajmin se, në orët e para të mëngjesit është ndarë nga jeta prokurori Esat Ademi.

I ndjeri Esat Ademi ishte prokuror në Departamentin e Përgjithshëm, në Prokurorinë Themelore në Gjilan, i cili me përkushtim të lartë, dinjitet dhe profesionalizëm i shërbeu institucionit dhe vendit.

FIDANISHTJA

Kryeprokurori dhe gjithë stafi i prokurorisë Themelore në Gjilan, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe gjithë miqtë e të ndjerit.

Gjithë stafi i Prokurorisë Themelore në Gjilan, gjithmonë do ta kujtojë me respekt dhe nderim!