RCCOLA

Ndahet nga jeta profesori i respektuar Rexhep Qamili

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Do të na mungosh gjithmonë! Ne jemi krenarë që patëm një baba si TY që na trasoi rrugën drejt perspektivës e të ardhmes më të ndritur dhe na përkrahe në çdo moment të jetës ka shkruar në njoftimin e saj profesoresha Shpresa Qamili

Rexhep Qamili vite me radhë ka punuar profesor i Kulturës Fizike, më së tepërmi në Shkollën Fillore “Selami Hallaqi” dhe në Gjimnazin “Zenel Hajdini”.

Ai do të mbahet në mend edhe si trajner dhe gjyqtarë i lojës së basketbollit dhe shumë të arritura të tjera në lëmin e kulturës fizike.

KKVITI

Postimi i plotë i Shpresa Qamilit për ndarjen nga jeta të babait të saj Rexhep Qamili

Sonte më 02.06. 2020 ndërroi jetë baba jonë Rexhep Qamili!
Vdekja të largoi nga ne, por TI gjithmonë do të jesh i pranishëm në mendjet dhe zemrat tona.
Do të na mungosh gjithmonë! Ne jemi krenarë që patëm një baba si TY që na trasoi rrugën drejt perspektivës e të ardhmes më të ndritur dhe na përkrahe në çdo moment të jetës!
Tani do t’i bashkohesh nënës dhe Rritës!
Zoti të mëshiroftë e të shpërbleftë me Parajsë!
Varrimi i të ndjerit bëhet me drekë më 03.06.2020 në varrezat e qytetit të Gjilanit!