Ndahet nga jeta profesori i matematikës, Halil Raif Dërmaku

Dardanë – Sot në Dardanë vdiq Halil Raif Dermaku, profesor i matematikes, mësimdhënës shumëvjeçar në Gjimnazin e Dardanës si dhe pedagog i shquar i kësaj ane.
“Me pikëllim të thellë njoftojmë farefisin, miqtë, dashamirët dhe kolegët se sot, me datë 15 janar 2016, ndërroi jetë Prof. Halil Raif Dermaku. Sipas njoftimit të familjes, varrimi behet sot, më 15 janar 2016, në orën 15:00, në Varrezat e Dardanes ne Berivojce.
Profesor Halil Dermaku ka qenë njëri ndër profesorët më të përkushtuar për arsimimin e gjeneratave të shumta të Komunës së Dardanës.
Lajmin për vdekjen e profesorit Halil Dermakut e ka bërë të ditur familja e tij./rajonipress/