Fundamenti

Ndahet nga jeta Prof. Dr. Nuhi Rexhepi, një prej emrave më të shquar të albanologjisë dhe arsimit universitar në Kosovë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Bota akademike shqiptare ka pësuar një humbje të rëndë me ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Nuhi Rexhepit, profesor universitar, gjuhëtar dhe studiues i shquar i letërsisë shqipe, i cili për dekada dha një kontribut të çmuar në arsimin e lartë dhe në zhvillimin e studimeve albanologjike në Kosovë.

Lajmin për vdekjen e profesorit e bëri të ditur nipi i tij, Fatmir Rexhepi, i cili njoftoi se ceremonia e varrimit do të zhvillohet më 9 korrik 2026, në ora 16:45, në Varrezat e Qytetit të Prishtinës, në Arbëri.

I lindur në vitin 1942 në Pogragjë të Gjilanit, Prof. Dr. Nuhi Rexhepi i takon brezit të studiuesve që ndërtuan themelet e arsimit universitar dhe të kërkimit shkencor në Kosovë. Pas përfundimit të shkollimit fillor dhe të Normales në Prishtinë e Gjakovë, ai diplomoi në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1967. Studimet pasuniversitare i kreu në Beograd, ndërsa në vitin 1995 mbrojti doktoratën në Universitetin e Prishtinës me një temë kushtuar interpretimit të letërsisë shqipe.

Karrierën e nisi si mësues dhe profesor në vendlindje, në Obiliq dhe Gjilan, ndërsa nga viti 1972 u bë pjesë e Universitetit të Prishtinës, ku ligjëroi Historinë e Letërsisë Shqipe dhe Metodikën e Mësimdhënies. Për breza të tërë studentësh ai mbeti një pedagog i përkushtuar, i njohur për profesionalizmin, përkushtimin ndaj dijes dhe qasjen akademike.

FIDANISHTJA

Përveç veprimtarisë mësimore, Prof. Dr. Rexhepi dha një kontribut të rëndësishëm në fushën e kërkimit shkencor, duke qenë autor, redaktor dhe recensues i shumë veprave me karakter shkencor, gjuhësor e letrar. Veprimtaria e tij u shqua për përkushtimin ndaj studimit të letërsisë shqipe dhe avancimit të mendimit albanologjik.

Me ndarjen e tij nga jeta, Kosova humb një personalitet të spikatur të arsimit dhe shkencës, ndërsa brezat e studentëve, kolegët dhe komuniteti akademik do ta kujtojnë si një profesor që ia kushtoi jetën dijes, edukimit dhe afirmimit të vlerave të gjuhës e letërsisë shqipe.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Prof. Dr. Nuhi Rexhepin./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.