FITORJA

Ndahet nga jeta polici Vebi Rama, ndër policët më profesionist në Kosovë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Pas një sëmundje të shkurtër të enjten është ndarë nga jeta polici Vebi Rama(1961) nga Llashtica e Gjilanit. Vebi Rama ka punuar në disa sektor të rëndësishëm në policinë e Kosovës ndërsa së fundit ai ishte në njësitin kundër krimeve ekonomike. Profesionalizmi i tij i lartë dhe përkushtimi në punë kanë bërë që ai të njihet dhe mbetet si njëri nga policët më të mirë që ka pasur Kosova.

Vebi Rama nga Llashtica e Gjilanit i angazhuar që nga fillimi në Policinë e Kosovës është ndarë nga jeta këtë të enjte pas një sëmundje të shkurtër.

Rama i lindur më 08.03.1961 ishte inkuadruar në policinë e Kosovës si gjenerata e njëmbëdhjetë e Policisë së Kosovës. Padyshim që me punën e tij tejet profesionale, me përkushtimin e tij tejet të sinqertë, ka bërë që të njihet dhe respektohet si polici ndoshta më i mirë në Kosovë.

Vebi Rama ishte student i 10 dhe ishte i dalluar, i edukuar e i kulturuar edhe në jetën private e shoqërore. Por inkuadrimi i tij në Policinë e Kosovës e bënë edhe më të veçantë karakterin tij tepër njerëzor.

Fundamenti

Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan kujton kolegun tij dhe ka vetëm fjalë të mira. “Jo vetëm unë por çdo policë në Kosovë që ka dëgjuar sot për këtë lajm ndihet i trishtuar. Vebiu na iku i ri sepse ai ka dhënë shumë për policinë e Kosovës. Fal aftësive dhe vlerave të larta njerëzore dhe morale që ka gëzuar në mesin e kolegëve dhe kolektivit ka bërë që ne sot të ndjehemi thellë të pikëlluar. Veprimtarin në Policinë e Kosovës e filloi duke qen polic i gjeneratës së njëmbëdhjete ku punoi në disa njësite me rendësi” kujton Hashani.

Hashani tha se viteve të fundit i ndjeri ka punuar dhe vepruar në njësitin Kundër Krimeve Ekonomike duke dëshmuar një profesionalizëm dhe përkushtim të pa shoq në punën e tij.

Policia e Kosovës, shokët dhe kolegët mbeten me zemra të thyera, përgjithmonë do të çmohet puna dhe përkushtimi i tij tha toger Ismet Hashani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.