Fundamenti

Ndahet nga jeta pedagogu dhe profesori Nehat Rrudhani

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Pas një sulmi kardiak të shtunën herët në mëngjes është ndarë nga jeta profesori dhe aktivisti i njohur Nehat Rrudhani.

Njoftimi i plotë i Bujar Nevzatit për vdekjen e Nehat Rrudhanit

Sot në orët e hershme të mëngjesit, pas një sulmi kardiak ka ndërruar jetë shoku dhe miku im i dashur, prof Nehat Rrudhani.

Fundamenti

Profesori Nehat ishte një nga njerëzit më të mirë që kam njohur deri sot, gjithmonë ishte i buzëqeshur, i sinqertë, besnik dhe shumë krenar për punën dhe familjen e tij që aq shumë e deshi.

Ende nuk po mund ta besoj se iku pa na thënë lamtumirë profa Nehat, por do të na mungojë shumë jo vetëm mua dhe familjes së tij, por gjithë shoqërisë duke filluar nga nxënësit, studentët, kolegët e tij të punës e të gjithëve që e njohën sepse i tillë ishte profa.

Varrimi bëhet sot ora 15:00 (me Ikindi) në vendlindjen e tij në Roganë.
Prehu në paqe shoku jonë, miku jonë, profa jonë !