HW

Ndahet nga jeta pedagogu dhe ish drejtori Adem Bllaca

/ 3 minuta lexim
HW

Gjilan – Në moshën 64 vjeçare nga një sulm në zemër është ndarë nga jeta Adem Bllaca, pedagogu shumëvjeçar i kimisë dhe ish drejtori i tri mandateve në shkollën e mesme ekonomike “Marin Barleti”.Një njeri i urtë, i sjellshëm, punëtor i madh, njohës i mirë i menaxhimit në arsim dhe mbi të gjitha njerëzor.

Siç kanë njoftuar familjarët Adem Bllaca ka ndërruar jetën të hënën pas një sulmi në zemër. “Miq e familjarë , ju njoftojmë se sot me datë 04.02.2019 ndërroi jetë papritmas pas një sulmi në zemër babai ynë Adem Bllaca. Për varrim ju njoftojmë me kohë” ka shkruar djali i tij Fidan Bllaca.

Kurse një dedikim special dhe shumë emocionues e ka bërë vajza e tij dsarandë Bllaca e cila ndodhet në Austri.

Uji Dea

Ata që e kanë njohur Adem Bllacën flasin vetëm në super lativ për karrierën e tij pedagogjike dhe udhëheqjen si drejtor për më shumë se tri mandate në shkollën ekonomike “Marin Barleti”. Një njeri i urtë, i sjellshëm, punëtor i madh, njohës i mirë i menaxhimit në arsim dhe mbi të gjitha njerëzor./rajonipress/

Por, një dedikim special dhe shumë emocionues e ka bërë vajza e tij Sarandë Bllaca e cila ndodhet në Austri.

Postimi i saranda Bllacës
S’me prite vetem edhe njeher te vija e te shihja …
S’e prite as mbesen tende Aryan, e cila lindi para tri javeve, e per te cilen u gezove aq shume …
Lajmi per vdekjen tende te hershme e te pa pritur (qe kurre s’ta kam menduar) ishte nje goditje e rende per mua. Ke qene njeri i vecant, qe s’mund ta pershkruaj me fjale …
Do te doja te them faleminderit per gjithcka qe ke bere per ne, 5 femijet e tu, duke mos kursyer asgje e duke sakrifikuar gjithcka per t’na edukuar e shkolluar ne kohet me te veshtira qe po kaloje ne Kosoven e pasluftes.
Ishe keshilluesi me i mire ne gjithcka qe kishim nevoje.
Do te me mungojne bisedat e gjata me Ty, bisedat per jeten ne pergjithesi, arsimin, shkencen e edhe debatet e gjata politike, te cilat shpesh zgjatnin me ore.
Ne kishim ende tema per te biseduar, por Ti ike pa me pershendetur, edhe pse dje i shkembyem disa mesazhe permes telefonit, por nuk me tregove se sot do te ikje per t’mos u kthyer me kurre …
Me fal qe qava aq shume sonte. E di qe s’do te doje te me lendoje kurre e t’me shihje te merzitur, por nuk munda ta permbaja veten.
Do te me mungosh shumeeee!
Prehu ne paqe, me urtesine tende te vecant!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.