Mobi Casa

Ndahet nga jeta Osman Shemsiu, veprimtar e frymëzues i shumë brezave

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Të martën është varrosur Osman Shemsiu veprimtar i dalluar i çështjes shqiptare. Në varrimin tij kanë marrë pjesë personalitete të njohura nga e mbarë Kosova. Bujar Nevzati ka thënë se është e vështirë të ndahesh nga njerëzit që gjithë jetën kanë qenë frymëzues të të gjithë neve. Baca Osman, ishte jo vetëm emblemë identiteti atdhetar për familjen Shemsiu po për të gjithë ne që e kemi njohur.

Në moshën 84 vjeçare të martën është ndarë nga jeta dhe është varrosur patrioti e atdhetari Osman Shemsiu ndryshe mixha i Zija Shemsiut.

Në varrimin e tij morën pjesë personalitete të shumta e të njohura nga e mbarë Kosova. Bujar Nevzati në emër të fshatit ka thënë se është e vështirë të ndahesh nga njerëzit që gjithë jetën kanë qenë frymëzues të të gjithë neve. Baca Osman, ishte jo vetëm emblemë identiteti atdhetar për familjen Shemsiu po për të gjithë ne që e kemi njohur.

Duke folur për rolin dhe kontributin madhe të pazëvendësueshëm për çështjen shqiptare që ka dhënë Osman Shemsiu, Bujar Nevzati tha se Baca Osman u lind më 18.07.1930 nga babai Zenel dhe nëna Zymrije dhe rrjedh nga një familje tradicionale-patriotike.

Ai fillimisht kreu mejtepin e atëhershëm te hoxha i fshatit për të vazhduar me punët e familjes, por si i ri ai ishte shumë i interesuar për vuajtjet dhe hallet e popullit shqiptar dhe mësimet e para atdhetare fillon t`i merr dhe dëgjoj ku tjetër pos në oden e babait të tij Mixhes Zenel, vend ku ishte shndërruar në kuvend të burrave të rezistencës sonë kombëtare siç ishte rasti me krerët e Kosovës Lindore, në krye me Mulla Idriz Gjilanin, Muharrem Fejzen, Syle Zarbincen, Shyt Marevcin, Lat Vakun dhe shumë udhëheqës tjerë të lëvizjes sonë Kombëtare për çlirimin e Gjilanit në vitin 1945.

Nevzati tha se baca Osman ishte shumë aktiv në veprimtarinë atdhetare prandaj merr pjesë aktive në organizimin e demonstratave të vitit 1968. Edhe pse doli herët në perëndim në vitin 1971, për të siguruar kafshatën e gojës, veprimtarinë patriotike nuk e heshti kurrë.

Banesën e tij e shndërroi në çerdhe ku takoheshin veprimtarët më eminent shqiptar të asaj kohe, si nipi i tij Zija Shemsiu, Kadri Zeka, Vëllezërit Gervalla, Hysen Terpeza, Qamil Rexhepi, Fahredin Tafallari e shumë të tjerë.

Baca Osman kishte një karakteristikë të veçante me përshëndetjen e tijë të paepur me grushtin lart shtrëngues, ku jepte mesazh lirie, ishte dëshirë e ndezur flake për çlirimin e Kosovës dhe viseve tjera shqiptare dhe bashkimin e tyre me “NENEN SHQIPNI” siç thoshte baca Osman.

Nevzati shtoj se vetëdija atdhetare e Osman Shemsiut e gjeti atë në përballjen e Kërkesës për flamur e barabarësi; e gjeti në mbështetje të demonstratave të vitit 81, pastaj në të gjitha përpjekjet për liri e dinjitet kombëtar e shtet.

FITORJA

Ai ishte mbështetja jonë edhe atëherë kur kishim pak shpresa. Ai na mbushte me besim atëherë kur ndjeheshim të dëshpëruar. Shpirti i tij i madh si njeri e atdhetar ishte pisha që ndriçonte rrugën tonë.

Ai kishte një ideologji të vetme – atdheun e lirë e të përparuar. Prandaj krah tij kishim Zijahun e familjen e madhe Shemsiu, krah tij kishim breza të tërë atdhetarësh që u flijuan për lirinë e atdheut.

Pa Bacën Osman jemi më pak, jemi më të varfër për fjalët e tij, për mendimet e tij, po jemi më të pasur me kujtimet për të, me veprimtarinë e madhe të tij, me shpirtin e jashtëzakonshëm.

Jemi më të pasur me atdhetarinë e humanizmin që ai shpërndau gjithë jetën.

Jemi më të pasur sepse e kishim këtu, e njohëm, e dëgjuam, u krenuam e u rritëm me të.

Ai ishte njëri nga motivet e ecjes sonë të drejtë, ishte njëri nga shëmbëlltyrat më të mira të atdhetarisë.

Sot kur ndahemi fizikisht, i dashuri ynë baca Osman, prehu i qetë në dheun e fshatit tënd të dashur, në Perlepnicen tuaj, ku pranë ke vëllezërit tuaj, ke nipin tënd Zijahun, të cilin e pate idol të qeshtjes dhe bindjeve tona kombëtare.

T`i do të vazhdosh të jetosh në secilin prej nesh, sepse ke lënë gjurmë të pashlyeshme në hapat tonë në jetë, sepse ato gjurmë do të jetojnë sado të jetojmë ne që mësuam aq shumë prej tij ka thënë Nevzati./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.