Ndahet nga jeta Nuhi Nuhiu, ish drejtor i financave dhe njëri nga profesionistët më të mirë në këtë fushë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Nuhi Nuhiu një emër i njohur për Gjilani dhe për ekspertët e ekonomisë, një zyrtar komunal dhe një drejtor i financave që la gjurmë në themelimin e këtij dikasteri për disa vite. Nuhiu ishte aktivist, patriot, atdhetar, dhe për shumë kohë bashkëpunoi edhe me portalin rajonipress.

Për vdekjen e Nuhiut kanë shkruar dy njerëz të afërt të Nuhiut, Bujar Nevzadi dhe Veton Nevzadi.

Postimi i Bujar Nevzatit:

Me dhimbje të thellë, mbrëmë mora lajmin për ndarjen e papritur nga jeta, të kushëririt tonë Nuhi Nuhiut

Nuhiun, nuk e kisha vetëm kushëri, atë e kisha edhe shok, bashkëpunëtor e ideator dhe përkrahës të madh të punëve të mira për lagje e komunitetin e fshatit! Ai ishte njëri nga prijatarët e të gjitha projekteve në fshat, që nga vitet e 80-ta e deri në ditët e fundit të jetës së tij!

Nuhiu ishte qytetar shumë i çmuar i Përlepnicës dhe Komunës tonë. Kontributi i tij në Përlepnicë, në projektet e panumërta publike dhe përkushtimi i tij,do të na mungoj të gjithëve! I shprehi ngushëllimet e mia të sinqerta familjes e të gjithë atyre që e njohën e punuan me Nuhiun!

Lavdi jetës, veprës dhe kontributit të tij!

Postimi i Veton Nevzadit:

UBT

Vdekja i sharton njerëzit, rend e pa rend! Sado vone që na viziton, ditëzeza disi vjen pakëz para kohe! E ftohte si moment, ndjehemi jo mire kur shohim tek vdes dikush, megjithatë për njerëz si agja Nuhe prekim një tjetër shkëputje, ndjejmë një tjetër braktisje, përjetojmë një tjetër vetmi.

Herën e kaluar qe e takova ishte ne kafenenë e fshatit me moshataret e tij. Ju mora lakmi sepse tavolina e tyre vlonte nga humori dhe te qeshurat.

I thash edhe atij se mbase tipi i shoqërisë se gjeneratës se tyre është me ´BIO‘, prandaj flisni, qesheni e kënaqeni me jetën me shume se krejt këta te rinje tjerë qe ulen ne heshtje ne tavoline, ndërsa komunikimin e bëjnë me krejt dikë tjetër.

Ishte i lidhur shume me Perlepnicen. Deri dje, Perlepnica ka qene kryefjala dhe kallxuesi i secilës bisede te tij. Unë nuk e ndjeja dallimin ne moshe me te sepse ai ishte ne gjendje te kuptonte evoluimin e gjeneratave, prandaj sa here qe e takoja, me humor e thërrisja: si je o perlepnico-centrist?!

Mire qe e pa te finalizuar Monografinë për te burgosurit dhe mësuesit e fshatit ne te cilën punoi me përkushtim. Kohëve te fundit ishte i opsesionuar me krijimin e dëshmive materiale (te shkruarit e historisë) për Perlepnicen dhe kishte te drejte.

Si ekonomist me një karriere te gjate, e vuajti ne heshtje largimin e padrejte nga puna pas rreth dy dekadash ne Komunën e Gjilanit. Ishte viktime e një pushteti lokal qe njerëzit i pa vetëm ne dritën partiake, prandaj vitet e fundit para pensionimit u detyrua qe ti ngryse padrejtësisht ne shtëpi.

Do te na mungoje gjate humori i mprehte i tij dhe aktivizmi shoqëror qe nuk e ndali deri dje.

U prehesh ne paqen e përjetshme, agja Nuhe!