ARKATANA

Ndahet nga jeta njëri nga pinjollët e familjes Kajolli, veterani i Ballit Kombëtar – Qahil Kajolli

/ 4 minuta lexim
HW

Nga Sadik Haxhiu – Të premten me nderime të larta në varrezat e Butelit në Shkup në praninë e qindra qytetarëve nga të gjitha trojet shqiptare u varros njëri nga pinjollet e familjes kreshnike Kajolli – Qahil Kajolli. Po së pari kush ishte familja e Qahil Kajollit ?

Qahil Kajolli ishte:
Sternip i Shabi Kajollit të Parë i shpallur Nder i Kombit nga Presidenti i Shqipërisë me 2015.
Nip i Jusuf Kajollit të Parë i cili bie në fushë të mejdanit kundër bishave sllave me 1818.
Djal i Hajriz Kajollit i cili ka udhëhequr çetat balliste gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe i burgosur shumëvjeçar në burgjet komuniste Jugosllave.
Vëlla i Shabi Kajollit të dytë i cili bie dëshmorë në vitin 1945 kundër bishave sllave
Vëlla i Jusuf Kajollit të Dytë student i drejtësisë në Lubljan i cili vdiq nga torturat e UDB-së Rankoviqiane në vitin 1951.

Axha i Shabi Kajollit të tretë i cili ra dëshmor në Koshare me 5 maj 1999
Ky është oxhaku ku lindi dhe u kalit Qahil Kajolli. Qahili lindi në vitin 1925 në familjen atdhetare Kajolli në fshatin Skifteraj të komunës së Vitisë, buzë maleve të thepisura të Karadakut kreshnik. U shkollua në Medresen e Shkupit për të marrë dije të jashtëzakonshme për kohën. Për aftësitë që tregoi në nxenien e dijës në Kur’an u quajt Hafez. Familja e tij nga zullumi sllav u detyruan të shpërngulen për Shkup para Luftës së Dytë Botërore.

Lufta e dytë botërore për trojet shqiptare ishte një zezonë e vërtetë. Qahili bashkë me burrat tjerë të kësaj familje Hajrizin, Shabiun e Dytë, Jahën, Sadikun, Nexhipin, Xheladinin, Jetishin kapin pushkët për mbrojtjen e trojeve shqiptare.

Shquhen në shumë bëteja si në luftën e Kikës, Gurit të Zi dhe veçanërisht në betejën në Raincë të Preshevës me 20 tetor 1944 kundër çetnikëve ( të ashtuquajturave Brigada komuniste serbo – maqedone).

HW

Gjatë luftës kundër pushtuesve sllav në vitin 1945 bie dëshmor Shabi Kajolli i dytë.

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Qahili me babain e tij Hajrizin kishin mbetur nëpër male. Ai kishte marrë detyrë nga bashkëluftëtarët e tij që kishin mbetur në male për të rënë në kontakt me kreun e NDSH –së në Shkup për të vazhduar rezistencën. Me 14 gusht nga malet e Karadakut hyn në Shkup për të rënë në kontakt me krerët e NDSH-së, por shpejt zbulohet, rrethohet nga OZNA dhe burgoset dhe dënohet me shumë vite burg duke u torturuar barbarisht nga UDB-ja famëkeqe. Pak më vonë burgoset edhe babai i tij Hajrizi.

Por familja e tij nuk kishte mbetur pa zot shtëpie. Jashtë burgjeve ishte Jusufi i dytë (vëllai i Qahilit) i cili ishte student i drejtësisë në Lublanë. UDB-ja famëkeqe i kishte rënë në gjurmë këtij intelektuali të ri dhe në vitin 1951 e arrestojnë dhe pasi që pushteti nuk mundi ta bëjë për veti e torturojnë aq shumë, saqë nga torturat vdes në një spital të Shkupit.
Pas disa viteve qëndrimi në burg lirohen: Qahili dhe babai i tij Harjizi. Ata do të arrestohen edhe disa herë deri në rënien e Rankoviqit nga pushteti. Por as klika komuniste ‘’liberale’’ e Titos nuk i linte rehat. Sa herë që Tito vizitonte Shkupin, pushteti izolonte Qahilin dhe babain e tij.

Nën këtë frymë atdhetarie lindi dhe u rritë Shabi Kajolli i Tretë, djali i vëllait të Qahilit i cili si ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ra dëshmor me 5 maj 1999 në Koshare të Dukagjinit.

Bacë Qahili në vitet e fundit edhe pse në moshë të shtyer është vizituar shpesh nga: veprimtarë, historian, publicist, politikan etj. Ai para tyre gjithmonë ka dhënë porosinë se: ‘’Lufta për bashkim kombëtar duhet vazhduar deri në fitore, sepse koj është e drejt e jona legjitime’’.
I përjetshëm qoftë kujtimi për atdhetarin – Qahil Kajollin./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.