RCCOLA

Ndahet nga jeta Nebih Hasani ish zyrtar komunal, Haziri shpreh ngushëllime

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-zyrtarit të gjendjes civile në Gjilan, Nebi Hasani. Nebi Hasani dha kontribut të jashtëzakonshëm gjatë punës së tij 40 vjeçare, duke dhënë shërbime profesionale ndaj qytetarëve e duke punuar me nder e përkushtim të madh thuhet në telegramin ngushëllues të Lutfi Hazirit.

Telegram ngushëllimi

Me rastin e ndarjes së parakohshme nga jeta të ish-zyrtarit komunal të Gjilanit, Nebi Hasani, kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, z. Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Hasani.

E nderuara familje Hasani,

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-zyrtarit të gjendjes civile në Gjilan, Nebi Hasani.

Hidromorava

Nebi Hasani dha kontribut të jashtëzakonshëm gjatë punës së tij 40 vjeçare, duke dhënë shërbime profesionale ndaj qytetarëve e duke punuar me nder e përkushtim të madh.

Ai, po ashtu, do të kujtohet gjithmonë se njeriu i cili vuri bazat e gjendjes civile menjëherë pas luftës.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Hasani, shokët, kolegët e farefisin.

Lamtumirë, miku im!

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan