ARKATANA

Ndahet nga jeta Naim (Bejtullah) Ibrahimi, profesor i gjuhës angleze

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Profesor Naimi ishte një intelektual me emër në profesionin e profesorit të gjuhës angleze! Profesori Naim u lind në Përlepnicë, në vitin 1935! Shkollën fillore e kreu në vendlindje, progjimnazin në Pejë, kurse shkollën normale dhe fakultetin filozofik – degën e gjuhës dhe letërsisë angleze e kreu në Prishtinë!

Postimi i plotë i Nuhi Nuhiut

Të nderuar familjar, miq, shok!
Tani sa morëm një lajmë të trishtë, dhe të dhimbshëm!
Sonte, në moshën 86 vjeçare ndërroj jetë me i dashuri kusheri Profesor. Naim Bejtullah Ibrahimi!

Profesor Naimi ishte një intelektual me emër në profesionin e profesorit të gjuhës angleze!

Profesori Naim u lind në Përlepnicë, në vitin 1935!
Shkollën fillore e kreu në vendlindje, progjimnazin në Pejë, kurse shkollën normale dhe fakultetin filozofik – degën e gjuhës dhe letërsisë angleze e kreu në Prishtinë!

Si mësues filloj punën me 1 shtator të vitit 1953 në fshatin Sllubicë! Këtu edhe për herë të parë hapet shkolla në gjuhën shqipe! Pastaj vazhdon punën si mësues në Pogragjë, me pastaj në vendlindje në Përlepnicë!

UBT

Në vitin 1963/64 transferohet në Prishtinë në konviktin e nxënëseve të Shkollës Normale të Prishtinës! Në fillim punoi në konvikt si edukator, dhe me pastaj merr pozitën e drejtorit të konviktit në Normale të Prishtinës! Pastaj, vazhdon punën si Profesor i gjuhës angleze, në shumë shkolla të Prishtinës!

Nga viti 1975 punon në Sekretariatin Krahinor të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës! Gjatë kësaj kohe Profesori Naim u angazhua për hapjen e shkollave shqipe në Diasporë! Këto shkolla u hapen në : Gjermani, Suedi, Zvicër, Francë, Amerikë, e shumë shtete në botë! Njashtu eshë ishte angazhuar për punësim të kuadrove mjekësor, për të punuar në Libi!

Pas lufte, përsëri e mori ditarin në dorë, për të mbajtur mësimin në shkollë e mesme në Gjimnazin,, Xhevdet Doda”në Prishtinë deri më 31. 08. 2004, kur edhe doli në pension!

Ne si familje, kemi humbur një familjar, një intelektual me plotë kuptimin e fjalës! Kemi humbur një këshillues, i cili çdoherë si familjar e kishim afër! Ishte i qetë, i matur në biseda, dhe shumë vizionar! Ne si familje, por, edhe Përlepnica, e rrethi ynë, patëm fatin që ta kemi Profesorin Naimin në mesin tonë, kemi dhimbje por, kemi edhe krenari!
Profesori, la një familje intelektualësh e tërë familja e profesorit kanë të mbaruar fakultetet, është një rast dhe shembull i pa dëgjuar!

Prandaj, la pasuri në edukim, shkollim, dhe në traditën e arsimit!
Lavdi, jetës e veprës së Profesor Naim Bejtullah Ibrahimi, qoftë i lehtë dheu i Përlepnicë – Kosovës! Respekt për jetë!

Përcjella, për në botën e amshueshme bëhet nesër më 03.04 2020, në ora 13.00 në varrezat e Përlepnicës!/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.