Ndahet nga jeta Mustafë Emini, shef i Zyrës së prokurimit në Kllokot

Viti – Në Vërban të Vitisë pas një sëmundje të shkurtër, por të rëndë në moshën 52 vjeçare ka ndërruar jetë dhe është varrosur me nderime ekonomisti i diplomuar Mustafë Emini.
Mustafë Emini ka qenë një kuadër dhe një profesionist i shquar i komunës së Vitisë në një kohë të gjatë kurse nga viti 2010 ka punuar si menaxher në Zyrën e prokurimit në komunën e Kllokotit të cilën zyre e ka udhëhequr me sukses të plotë deri në momentet e fundit të jetës së tij.
Mustafë Emini ishte edhe një kuadër i vlerësuar edhe partiake si anëtarë i LDK-së dega në Viti dhe ishte kandidatë për asambleist në zgjedhjet e fundit lokale.
Mutafë Emini është i njohur për udhëheqje të guximshme të zyrës së prokurimit si gjatë kohës sa ishte në administratën komunale të Vitisë ashtu edhe të komunës së Kllokotit duke u bërë i njohur për profesionalizimin e tij dhe guximin që ka treguar për të avancuar këtë zyre të administratës komunale të.
Ai mbetet njëri nga kuadrot e suksesshme që ka avancuar si punëtor i madh dhe i vetemohueshëm thotë për rajonipress Aziz Zuka zyrtar për informim në këtë komunë.
Ndarja e hershme nga jeta e ka trishtuar edhe kolektivin e administratës lokale të Kllokotit e në varrimin e tij lamtumirën e fundit në ndarje nga ai është përshëndetur me pikëllim dhe dhembje në emër të institucioneve të komunë së Kllokotit, nënkryetari i kësaj komune Hasan Rashiti i cili ndër të tjera tha se me dhembje të madhe e më trishtim të thellë morëm lajmin se Mustafa i ynë u largua nga jeta. “Po them u largua sepse nuk mundem të pranoj se ai vdiqë. Miku im, Mustafa ç’pati vdekja me ty, pse e lejove të afrohet kaq herët, kaq shpejt. Kishe akoma punë të na dhurosh me shpirtin tënde të bardhë e fisnik. Të gjithë ne që të njohëm, të kujtojmë për një mik të mirë, një burrë fisnik, shumë punëtor e të palodhshëm. Virtytet e tua të larta gjithmonë do të kujtojmë me krenari,veprat e tua do të mbesin të përjetshme dhe do të jenë frymëzim për gjeneratat e ardhshme. Ne sot do të themi vetëm lamtumirë sepse vdekjen tënde nuk mundemi ta pranojmë. Do të kujtojmë çdo ditë, çdo çast …. I përjetshëm do të jetë kujtimi ynë për ty, miku im Mustafë” ka thënë Rashiti./rajonipress/