RCCOLA

Ndahet nga jeta Mumin Ibishi, veteran i luftës së UÇPMB-së

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Sot, në moshën 60 vjeçare ndërroi jetë edhe një veteran i luftës së UÇPMB-së Mumin Ibishi, i lindur në Llojan të Maqedonisë Veriore! Që në ditët e para të luftës në Luginën e Preshevës Mumini u inkuadrua në radhët e ushtrisë, për çlirimin e trojeve shqiptare nga okupatori serb!

Njoftim mortor!

Sot, në moshën 60 vjeçare ndërroi jetë edhe një veteran i luftës së UÇPMB-së Mumin Ibishi, i lindur në Llojan të Maqedonisë Veriore! Që në ditët e para të luftës në Luginën e Preshevës Mumini u inkuadrua në radhët e ushtrisë, për çlirimin e trojeve shqiptare nga okupatori serb!

Uji Dea

Pas, luftës Mumini ishte i arratisur në Kosovë ! Por, fal asaj se Mumini ishte dhëndër i Artistit të madh Zeqirja Ibush Rexhepi (Zeqa) ambasador i kulturës dhe artit në Kanada, asnjëherë nuk i mungojë përkrahja dhe ndihma!

Pasi, Mumini ishte i përndjekur nga shteti Serb dhe shteti Maqedonas, ai u strehua te miqtë në Përlepnicë, ku edhe iu dha trolli nga familja e gruas dhe iu ndërtua shtëpia, ku sot familja e veteranit të luftës së UÇPMB-së jeton!

Ngushëllime familjes, miqve, shokëve të luftës, dhe bashkëqytetarëve të Llojanit e Përlepnicës! Zoti, t’a ketë shpërblye me parajsë, e familjes durimin dhe kujtimin e përjetshëm! Lavdi, veprës dhe jetës së veteranit të ushtrisë çlirimtare ka njoftuar Nuhi Nuhiu./rajonipress/