KKVITI

Ndahet nga jeta Mulla Rifat Kokaj, hoxha më i vjetër i Anamoravës

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Gjilan – Ka ndërruar jetë Hoxha më i vjetër i Anamoravës Mulla Rifat Haliti. Mulla Rifat Kokaj nga fshati Kokaj i komunës së Gjilanit u nda nga jeta në moshën 99 vjeçare ka njoftuar Islam Osmani.

Ai gjithherë ishte në shërbim të popullit, por jo vetëm si hoxhë-imam, por një kohë edhe shërbeu edhe si mësues, atëherë kur ishte nevoja, pas Luftës së dytë botërore, ua mësonte fëmijëve të fshatit ku shërbente si imam edhe alfabetin e gjuhës shqipe dhe i edukonte kombëtarisht.

Mobi Casa

Ishte ai që e ndërtoi edhe objektin e shkollës shqipe në fshatin e tij të lindjes në Kokaj. Ndërkaq djemtë e tij para pak vitesh ndërtuan Xhaminë e Zabelit në Gjilan. Allahu e shpërbleftë me xhenetin Firdeus hoxhën e nderuar. Ndërsa familjarëve u shprehu ngushëllime e allahu ua shtoftë durimin.

Sa për informim: Varrimi do të bëhet të dielën më 25 shkurt me namazin e iqindisë në orën 15-të, në varrezat e qytetit në Gjilan ka njoftuar Islam Osmani.(foto muhamet sadriu) /rajonipress/