Hidromorava

Ndahet nga jeta mësuesi Taib Sylejmani

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Sot, në moshën 86 vjeçare ndërroi jetë veterani i arsimit, mësues Taib Fehmi Sylejmani! Mësuesi Taib lindi në Përlepnicë me 24.05.1934! Në vitin 1950 mbaroi progjimnazit në Gjilan! Më 01.10. 1950, filloi punën si mësues në Muçibabë të Gjilanit, deri në vitin 1953! Njëherit, mësuesi Taib organizoi kurse për zhdukjen e analfabetizmit në vendin tonë!

Në vitin 1954 diplomoi në Shkollën Normale në Prishtinë! Në Komunën e Gjilanit, ka punuar në Përlepnicë, dhe këtu ishte drejtor i shkollës, drejtor i parë si vendas i kësaj shkolle!

Më pastaj, vazhdon të punojë si mësueses në këto fshatra :Pogragjë, Llashticë, Zhegër, Partesh, dhe Bresalc!

Ndërsa, nga viti 1963 është emëruar mësues edhe në Prishtinë e fshatrat e Prishtinës si në : Miradi të Poshtëme, Fushë Kosovë,! Në Prishtinë ka punuar në këto shkolla : “Naim Frashëri”, “Faik Konica”, “Pjeter Bogdani”, “Zenel Hajdini”, “28 Nëntori” si dhe në Gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë!

Hidromorava

Mësuesi, Taib Fehmi Sylejmani, njihej edhe si veprimtar i çështjes kombëtare, edukoi dhe la një familje të shkolluar dhe patriotike!

Djali i mësuesit Taip, Agimi një i burgosur politikë! Prandaj, në s’i bashkëvendës të mësuesit Taip, sot kemi dhembje, por, edhe krenari, se kemi pasur një bashkëvendës i cili gjithëher na këshillonte, për jetë, edukim e shkollim! Edhe pse në moshë, mësuesi ynë mbante në memorie edhe trungun familjar të lagjeve përlepnicase dhe shumë ngjarje e ndodhi të cilat përlepnicasit kishin kaluar në shekuj! Ishte, shumë i afërt me të gjitha moshat dhe shumë komunikativ!

Prandaj, në sot ndahemi fizikisht nga mësuesi ynë, por, gjithëher do të mbetet në kujtesë të të gjithë përlepnicasëve, miqve, kolegëve kah punoi e jetoi mësues tamam i popullit ! Lavdi jetës e veprës së pishtarit të arsimit , Taip Fehmi Sylejmani!

Ngushëllime familjes dhe respekt!/nuhi nuhiu/rajonipress/