ARKATANA

Ndahet nga jeta mësuesi Ilmi Ibrahimi, Bujar Nevzati me një dedikim special

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Sot në orët e hershme të mëngjesit, pas një përballje të shkurtër, por të vështirë me virusin vrastar të pandemisë Covid-19 pushoi zemra e madhe e mësuesit Ilmi Ibrahimi.

Postimi i plotë i Bujar Nevzatit

HW

Bir i një familje fisnike dhe bujare – biri i Qerim Qarrit i njohur për veprimtari atdhetare në këtë anë.
Mësuesi Ilmi ishte mik – shok dhe mbi të gjitha njeri i mirë dhe i pajisur me tiparet dhe virtytet më të mira të një edukatori ashtu siç kishte nevojë koha për popullin shqiptar.
Mësuesi Imi kudo që punoi la gjurmë të pashlyera, ai ishte njeri me virtyte të larta njerëzore. Janë të rrallë njerëzit si ai që në personalitetin e tyre kanë të gërshetuar vlerat më të larta njerëzore si : Urtësinë, bujarinë, pedanterinë, edukimin, atdhedashurinë, sinqeritetin dhe mbi të gjitha virtualitetin në komunikimin me njerëzit.

Mësuesi Ilmi i takon gjeneratës së parë të mësuesve i cili tërë jetën i’a kushtoi arsimit dhe edukimit të shumë gjeneratave, ishte shumë i respektuar, si pedagog, i dashur dhe punëtor i palodhur, me nxënësit e prindërit. Të gjitha këto që I thashë janë të pakëta në krahasim me veprën e madhe që e ka bërë si edukator i popullit shqiptar.
Ai më nuk do të jetë fizikisht në mesin tonë, por do ta kujtojmë përgjithmonë kontributin e jashtëzakonshëm në arsim duke nxjerr gjenerata të cilët sot janë profilet më të mira të komunës tonë.
Të tillë do ta kujtojmë ne dhe do ta kenë burim frymëzimi dhe krenarie edhe brezat e rinjë, të cilin e deshi aq shumë dhe për të cilin ishte i gatshëm gjithmonë për të dhënë gjithçka që ishte në mundësinë e tij. I bëftë dritë brezave pasardhës.
Nderim pishtarit të dritës Ilmi Ibrahimi!
Lamtumirë mësues i mësuesve.
Bujar Nevzati

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.