Eko Higjiena

Ndahet nga jeta mësuesi Hetem Arifi, si e kujton nxënësi i tij Ibrahim Ademi

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Mesuesi Hetë (Hetem Arifi) ka qenë mësuesi jem i parë. E kam njoftë si 7-vjeçar dhe edhe mbas 28 vjete sa jetoi, kam mbajtë kontakte të vazhdueshme me te, ndonëse jo ma frik. Kam me e kujtue tanë jetën si mësues të mirë, atdhetar të madh, shkrimtar, poet, publicist, aktor teatrit ka shkruar nxënësi i tij Ibrahim Ademi.

Postimi i plotë në gegnishte i Ibrahim Ademit

Eco Higjiena

Përpos këtyne, mësuesi Hetë ka dhanë kontribut të jashtëzakonshëm për manifestimin “Flaka e Janarit”, ndërkaq ka qenë i burgosun politik dhe i ka vuejt 9 vjet burg si i papërshtatshëm për regjimin.
E mbaj n’mend nji fakt interesant: ka qenë i pari njeri që në shkollën “Abaz Ajeti”, në klasën tem, e ka heq foton e Titos në vitin 1991, tuj e zavendesue me atë të Skënderbeut.
Ajo që ma vonë e kam kuptue (mbasi që u rrita), mësuesi Hetë qysh në vitet 90-ta na e kish pasë mësue mendimin kritik.
Kam shumë me shkrue për këtë njeri të jashtëzakonshëm të arsimit shqip, por në këte moment po e kam të vështirë.
Du me e përfundue këtë shkrim të vocërr me nji përkufizim epik të tij për mësuesit dembel:
“Nuk asht kriminel ai që e vret dikend sepse e ka pasë nji arsye. Krimineli ma i madh asht ai mësues që nxjerr shumë kriminela si pasojë e neglizhencës, e dembelisë dhe e mos punës me nxanës”.
Ngushëllime familjes Arifi, nxanësve e kolegëve.
Zoti t’pastë mëshirue arsimtar. Unë jam krenar me ty, qysh janë krenarë nxanësit e tu, Gilani e Anamorava!
(Foto e 7 marsit 2016, në ditën kur kryetari Luta e nderoi me mirënjohje për kontributin në shumë fusha)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.