Ndahet nga jeta Marte Tunaj, heroina e Kosovës

Gjilan – Marte Tunaj të dielën u nda nga jeta derisa të hënën me nderimet më të larta u varros në Verban të Vitisë. Marte Tunaj do të mbahet mend gjatë si një nënë e guximshme, një heroinë e cila nuk pati as frikë për të dëshmuar kundër kriminelëve serb. OVL e UÇK-së dega në Viti, me rastin e vdekjes së nënës së bashkëluftëtarit, Sherif Selmani kanë shprehur ngushëllimet më të përzemërta Sherif Selmanit, dhe familjes së tij e farefisit. Abdyl Bajrami ka thënë se nëpër duart e saja, kaluan jo vetëm ushqimet e veshmbathjet për ushtarët e lirisë, por edhe armë e municione.
Marte Tunaj u nda nga jeta këtë fundjavë, por pas vetës la një dëshmi rrëqethëse e trishtuese për luftën e fundit në Kosovë.
Për kontributin e Marte Tunajt në ceremoninë e varrimit folën edhe luftëtarë e përfaqësues të veteranëve të luftës.
Abdyl Bajrami nga OVL e UÇK-së tha se i jemi mirënjohës për kontributin e dhënë gjatë luftës të nënës Marte Tunaj dhe familjes Selmani.
”Familja e Sherif Vehbi Selmanit na mbështeti në kohët më të vështira të luftës për liri të UÇK-së. Rreth shtëpisë së tij u zhvilluan shumë aktivitete në kuadër të organizimit e zhvillimit të UÇK-së për anën tonë e më gjerë. Nëna e Sherif Selmanit ishte një grua e vendosur dhe shumë e guximshme dhe e gatshme në çdo moment të sakrifikohej për liri. Nëna e Sherif Selmanit do të mbetet në kujtesën tonë si një nënë që edukoi fëmijët e sajë të luftojnë për liri. Nëpër duart e saja, kaluan jo vetëm ushqimet e veshmbathjet për ushtarët e lirisë, por edhe armë e municione. Nëna e Sherifit ishte shembull konkret, se edhe femrat dhënë kontribut të çmueshëm për lirinë, që po e gëzojmë sot” tha Abdyl Bajrami./rajonipress/