Uji Dea

Ndahet nga jeta Ismet Ukshini, njëri nga prokurorët më të guximshëm dhe më profesional

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Sot është ndarë nga jeta Ismet Ukshini prokuror dhe kryeprokuror shumëvjeçar në Gjilan. Ismet Ukshini ishte njëri nga prokurorët më të guximshëm dhe më profesional në fushën e drejtësisë. Humbja e tij është humbja e madhe për drejtësinë kosovare, aq më parë që Ismet Ukshini kishte kryer disa trajnime në Amerikë e gjetiu.

“Sot me dhembje e pikëllim mora lajmin se ka ndërruar jetë kolegu dhe njëkohësisht shoku im – prokurori Ismet Ukshini. Me këtë rast shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e tij, kolegët dhe të gjithë miqtë e të afërmit e tij. Prokurori Ismet Ukshini ishte shëmbëlltyrë e njeriut të ndershëm, profesionist dhe zemërmirë. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës” ka shkruar Shqipdon Fazliu prokuror.

Hidromorava

Ismet Ukshini ndryshe ishte shtylla kryesore në Gjilan dhe për shumë vite ishte në ballë të luftës kundër krimit të organizuar e korrupsionit. Ishte debatues i ashpër dhe i pa kompromisë për të vënë drejtësinë në vend.

Ismet Ukshini ishte edhe njëri nga hartuesit e Dosjes së krimeve për Anamoravë. Humbja e tij është humbje e madhe për gjithë sistemin prokuroria në Kosovë./rajonipress/