UBT

Ndahet nga jeta Hamzi Isufi, njëri nga juristët e parë të Anamoravës dhe figurë kryqe e shumë proceseve politike në artikulimin politik të Pavarësisë së Kosovës

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Hamzai ishte njëri ndër juristët e parë të Anamoravës, i cili si profesionist dha kontribut të çmueshëm në Kombinatin Bujqësor të Gjilanit ku punoi e punësoi punëtorë të shumtë sipas çelësit kombëtar. Ishte i kyçur në organizimin ilegal të kohës, i lidhur me patriotin Kadri Zeka. Pas pranverës së ’81-it u diferencua dhe u shkarkua nga puna. Filloi të punojë si avokat i pavarur me ç’rast shpëtoi shumë të pafajshëm nga persekutimi. Në Anamoravë ishte njëri ndër udhëheqësit që kontribuoi në shkëputjen e shqiptarëve nga Serbia. Bashkë me intelektualët e Gjilanit punoi në artikulimin politik të Pavarësisë së Kosovës. Duke qenë i ndjekur, i vëzhguar dhe i marrë në pyetje nëpër stacione policore, u detyrua të mërgojë në Evropë ku e vazhdoi mbështetjen e njerëzve në nevojë.

Njoftimi i plotë nga familja:
Familjarë, miq e dashamirë,
Me dhimbje të thellë ju njoftoj se, më 31 tetor, pas një sëmundjeje të shpejtë, ndërroi jetë vëllau
HAMZI SHEFKI ISUFI, djali i dytë i nënës Fatime, bashkëshorti i Dritës, babai i Edonit, Editës dhe Sazanit, vjehrri i Blertës dhe Jerinës, gjyshi i Jonit 9 vjeçar.

Hamzai ishte njëri ndër juristët e parë të Anamoravës, i cili si profesionist dha kontribut të çmueshëm në Kombinatin Bujqësor të Gjilanit ku punoi e punësoi punëtorë të shumtë sipas çelësit kombëtar.

FIDANISHTJA

Ishte i kyçur në organizimin ilegal të kohës, i lidhur me patriotin Kadri Zeka. Pas pranverës së ’81-it u diferencua dhe u shkarkua nga puna. Filloi të punojë si avokat i pavarur me ç’rast shpëtoi shumë të pafajshëm nga persekutimi. Në Anamoravë ishte njëri ndër udhëheqësit që kontribuoi në shkëputjen e shqiptarëve nga Serbia. Bashkë me intelektualët e Gjilanit punoi në artikulimin politik të Pavarësisë së Kosovës. Duke qenë i ndjekur, i vëzhguar dhe i marrë në pyetje nëpër stacione policore, u detyrua të mërgojë në Evropë ku e vazhdoi mbështetjen e njerëzve në nevojë.

Ishte kreu i familjes tonë dhe, si i tillë, priu në kulturën, edukimin dhe shkollimin e fëmijëve tanë, sot studentë dhe të diplomuar nëpër universitetet e Evropës.
Vëllau ynë, ishte i dashur, i çiltër e i ngrohtë, i afërt me njerëzit. Në biseda ishte i drejtpërdrejtë dhe gjithmonë i qeshur me një humor të lehtë e të këndshëm, i cili do të na mungojë.
Ishim të bekuar me ty vëlla, me praninë tënde dritëdhënëse në jetën tonë për çfarë të falemi gjithmonë.

Ike ashtu siç jetove, kurajoz dhe i përmbushur, me përqafimin e Jonit në çastet e fundit dhe i rrethuar nga më të dashurit e tu.
Qofsh dritë e parajsës, vëlla, e të qoftë i lehtë dheu i Kosovës!
PS
Për kohën dhe vendin e varrimit do të ju njoftojmë!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.