ARKATANA

Ndahet nga jeta Hafize Haziri, nëna e veprimtarit Sevdail Haziri

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Hafize Haziri e moshës 82 vjeçare ka ndërruar jetë më 13 shtator 2025 në Gjilan. Familjarët e saj e kanë përshkruar si një nënë bujare, fisnike e mbi të gjitha një nënë, që ka rritur djem si Sevdail Haziri, i cili me humanizmin e tij të madh ka ndihmuar dhe po ndihmon akoma vendlindjen Suharnën dhe në përgjithësi Malësinë e Bujanocit. Sevdail Haziri ka falënderuar me këtë rast të gjithë ata, që kanë marrë pjesë në varrimin e nënës së tij të ardhur enkas nga Lugina, Kosova, Maqedonia e viset shqiptare.

Hafize Haziri mbylli sytë përgjithmonë më 13 shtator 2025, pas një sëmundje të rëndë e të gjatë, por ajo pas vetës ka lënë një familje me autoritet siç është djali i saj Sevdail Haziri, i njohur për anën humane të tij dhe kontributin e madh, që ka dhënë kudo në Malësi të Bujanocit dhe në vendlindjen e tij në Suharnë.

Hafize Haziri në prani të shumë qytetarëve është varrosur në varrezat e fshati Velekincë, ndërsa vet Sevdail Haziri ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit edhe në varrim, por edhe përmes ngushëllimeve të shumta në rrjetet sociale dhe të pamës që kishte hapur në Velekincë.

“I falënderoj të gjithë nga zemra, duke filluar nga Alban Hyseni, Lutfi Haziri, Arbër Ismajli dhe të gjithë ata qytetar e vendës të mi nga Lugina e Presheva, që erdhën për ngushëllime. Kjo tregon se nëna ime ka pasur një respekt dhe autoritet tek të gjithë ata, që e kanë njo”hur e dashur| tha Sevdail Haziri.

HW

Sevdail Haziri tha se nëna e tij e donte shumë vendlindjen Suharnën dhe për këtë arsye edhe nga dëshira e saj e flaktë edhe jam orientuar me ndihmuar dhe përkrah atë pjesë, ku edhe vet kam lindur e jam rritur u shpreh Haziri.

Gjithashtu familja Haziri ka njoftuar se nga data 21.09.2025 hap të pame në adresën Lortzingbogen-5, 06124 Halle (Saale), në Gjermani prej orës 10: 30 deri në 17:00./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.