FIDANISHTJA

Ndahet nga jeta gazetarja gjilanase Albina Syla

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Albina Syla ishte punëtore dhe gazetare e vyer e Radio Energjisë. Ky lajm e ka pikëlluar jo vetëm familjen e radion ku punojë por tërë komunitetin e gazetarëve gjilanas. Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe stafit të Radio Energjisë.

Në moshën 30 vjeçare ka ndërruar jetë të martën gazetarja Albina Syla. Asdren Agushi drejtor në Radio Energji tha për rajonipress se Albina ishte një punëtore e vyer , një kolege shumë e zonja për profesionin e saj. “Ky lajm na ka pikëlluar pa masë. E ndjera për shume vite ka qenë gazetare në Radio Energji – Gjilan. E kujtojmë si njeri shumë të mirë e me vlera të larta profesionale e familjare. Mungesën e saj padyshim që do ta ndjejmë gjithmonë” tha Agushi.

Sipas Agushit, varrimi i të ndjerës do të bëhet të mërkurën më 4 dhjetor 2013 në orën 12 (me drekë) në varrezat e fshatit Bresalc (mahalla e xhamisë)

FITORJA

Me këtë rast, Radio Energji ju shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe dëgjuesve të Radios Energjisë.

Edhe Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu” ka ngushëlluar familjen Syla dhe Radio Energjinë.”Ndjehemi të trishtuar nga ky lajm kaq i papritur se tanimë nuk ndodhet mes nesh gazetarja Albina Syla. Dhimbja për këtë kolege është e madhe sepse komuniteti i gazetarëve ka humbur një personalitet shumë të çmuar në gazetari. Ajo ishte e zonja për këtë profesion, ishte e shkathët, e aftë dhe shumë komunikatave” thuhet në telegramin e Klubit të Gazetarëve “Beqir Musliu” të nënshkruar nga kryetari i saj Musa Sabedini.

Ngushëllime kanë shprehur edhe stafi i Agjencisë Rajonale të Lajmeve rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.