Gjilan – Sipas familjarëve mulla Fehmi Raqiopi nga Dobrosini ka vdekur të mërkurën kurse varrimi i tij bëhet te enjten në varrezat e qytetit në Gjilan. Ndryshe Fehmi Raqipi në moshën pesë vjeçare mëson alfabetin arab, në moshën nëntë vjeçare e lexon Kuranin. Imami Fehmi Raqipi nuk u dorëzua asnjëherë përballë furtunave të kohës.
Edhe pse në moshë të shtyer ka botuar dy libra të titulluar:”Hulumtimi i haditheve të papranuara dhe të trilluara” dhe “Fikhul Hanefi”.
Fehmi Raqipi për 30 vite ka shërbyer si imam në fshatin Dobrosin komuna e Bujanocit. Është autor i disa librave të botuara kurse së fundit ka botuar librat :”Hulumtimi i haditheve të papranuara dhe të trilluara” dhe “Fikhul Hanefi”.
Qysh në fëmijëri të re ka treguar aftësi të paimagjinueshme meqë në moshën 9 vjeçare ka lexuar komplet Kuranin.
Fehmi Raqipi i njohur si imam i fshatit Dobrosin Komuna e Bujanocit pos që ka lënë gjurmë të pashlyeshme tek 30 gjeneratat e përcjellura nga ai, njihet edhe si autor i disa librave shumë praktikë si :”Ligjërata javore”, “Tryeza shpirtërore”.
Edhe pse me një moshë të shtyrë Fehmi Raqipi ka lexua rregullisht literaturën më të re bashkëkohore dhe siq ka thënë më herët për rajonipress e ka të vështirë të rrijë ndonjë ditë pa lexuar. Për shkak të aftësive të paimagjinueshme që ka treguar qysh si i ri, Fehmi Raqipi në moshën pesë vjeçare ka mësuar alfabetin arab nga i ati i tij Mehmeti i njohur si njëri nga myderrizët më të shquar të asaj kohe.
Në moshën 9 vjeçare arrin ta lexojë Kuranin kurse një vit më vonë e mëson gramatikën e gjuhës arabe. Raqipi duke mos u kënaqur me njohurit që kishte regjistrohet në medresenë “Alaudin” në Prishtinë ku i jep të gjitha provimet në afat rekord.
Nga viti 1964-1994 punon si imam në Dobrosin ku shpesh është ndeshur edhe me pushtetin serb. “Policët e Bujanocit shpesh më kanë marrë në pyetje, madje kam edhe disa padi në Gjykatën e Bujanocit, vetëm pse unë mësoja në gjuhën shqipe nxënësit e mi. Unë asnjëherë nuk jam ndalur sepse kisha vendimin e Bashkësisë Islame në Prishtinë. Për dy librat e tij të botuar gjatë dy viteve të fundit, Fehmi Raqipi thotë se ua ka kushtuar imamëve që flasin në foltore. Jam përpjekur që në këta dy libra t`ua sjellë të gjitha detajet që duhet të dinë imamët para se të hynë në foltore sepse imami është një mësues i mirë, është një udhërrëfyes i shkëlqyeshëm nga i cili presin shumë të gjithë ata që e dëgjojnë gjatë ligjërimit” kishte deklaruar Raqipi../rajonipress/