Fidanishtja

Ndahet nga jeta Fadil Bllaca, adhuruesi i natyrës e dhurues i madh i gjakut

/ 4 minuta lexim

Gjilan – Baba jem, zemra jem, ma këpute shpirtin, sa herët më ike. Do të jesh gjithmonë njeri ma i mirë që ka ekzistuar ndonjëherë ka shkruar vajza e tij Arbenita Bllaca.

Fadil Bllaca qenka ndarë nga kjo botë sot, një njeri emblematik dhe figurë shumë e dashur për sportin gjilanas dhe për çdo aktivitet human e njerëzor.

Ndarjen nga kjo botë e ka bërë të ditur vajza e tij Arbenita Bllaca. “Baba jem, zemra jem, ma këpute shpirtin, sa herët më ike. Do të jesh gjithmonë njeri ma i mirë që ka ekzistuar ndonjëherë” ka shkruar vajza e tij Arbenita Bllaca.

Se kush ishte Fadil Bllac po ju sjellim një shkrim të mëhershëm të rajonipress.

Fadil Bllaca zjarrfikësi i dashuruar në natyrë e dhurues i madh i gjakut
REDAKSIA RAJONIPRESS 19:54, 22 Qershor, 2020

Gjilan – Veprat e njerëzve janë të ndryshme gjatë jetës së tyre, ata përballën me sfida të ndryshme të cilat ja dhuron jeta. Zjarrfikësi Fadil Bllaca, një jetë të tërë ja kushtoi duke ju ndihmuar njerëzve me nevoja të veçanta sa herë që u kërkua nga ai. Bllaca i dashuruar në natyrë tani e më shumë se 20 vite, ishte njeriu i parë që zbuloi mrekullitë e malit Stanishor në periferi të qytetit të Gjilanit, i cili ju trasoi këtë rrugë shumë qytetarëve të cilët në orët e hershme të mëngjesit dalin për rekreativitetin e tyre.

Uji Dea

“Që nga viti 1998 për herë të parë u dashurova në malet magjepse të Stanishorit, aty përjetova kënaqësinë shpirtërore të aromave të luleve, bimëve, lisave, pishave e shtigjet të cilat i ofron ky mjedis, kjo më bëri që menjëherë pas luftës ta formoj një shoqatë rekreative “Vullnetarët e Mëngjesit”, e cila tuboi shumë qytetar për të dalur çdo mëngjes që në orët e hershme të mëngjesit për ta shijuar mrekullinë që ofron ky mjedis”, bën të ditur Fadil Bllaca.

58 vjeqari Bllaca thekson se shumë qytetar me probleme të ndryshme shëndetësore, kanë kërkuar nga ai që me udhëzimet e tija të ushtrojnë gjimnastikën e mëngjesit në këto male të fshatit Stanishor.

“Kam me qindra raste që njerëzit kanë qenë të palëvizshëm të lidhur me shtrat për shumë vite, me udhëzimet e mia për të dalë në orët e hershme të mëngjesit në këto male dhe me ushtrimet gjimnastikore të cilat ne i preferojmë dhe që i kemi ndërtuar në këto male, ata qytetar sot vetën e ndien jashtëzakonisht mirë pa asnjë problem shëndetësor, për këtë jam shumë krenar që kam arritur që qytetarët e mi t`i vetëdijesoj se ushtrimet e mëngjesit dhe dalja në male e natyrë në orët e hershme të mëngjesit është shëndet për njeriun dhe mjeku aty nuk ka vend për këtë kategori të njerëzve. Unë bëj apel të gjithë qytetarëve të Gjilanit, mos fleni, por dilni në orët e hershme të mëngjesit merruni me gjimnastikë dhe vizitoni fushat e malet për të pasur një jetë më të shëndosh”.

Fadil Bllaca i dashur e i respektuar nga qytetarët e Gjilanit e më gjerë, është edhe një humanist i madh, ai gjerë më tani ka dhuruar 60 herë gjak sa herë që është kërkuar nga ai.
“I falënderohem zotit që ma ka bërë të mundur që gjaku im shumë herë ka shpëtuar jeta të njerëzve, jam shumë i lumtur që gjaku im ka gëzuar shumë familje, unë do të jem në shërbim të qytetarëve sa herë që e kërkon nevoja”.

Fadil Bllaca sot me krenari dhe dinjitet e kryen funksionin e zjarrfikësit.
“Të jesh zjarrfikës dhe të punosh me një kolektiv të mrekullueshëm është krenari, lus zotin që qytetarët të mos kenë nevojë për ne asnjëherë, por bëni kujdes dhe të jeni të vëmendshëm se me zjarr nuk ka lojë”.

Qyteti i Gjilanit është me fat që ka një njeri siç është Fadil Bllaca, pasiqë ai gjithë jetën është në shërbim të qytetarëve./rajonipress/