Fidanishtja

Ndahet nga jeta Bislim Pireva

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Të dashur miq, Ju njoftoj se sot, pas një sëmundjeje, ka ndërruar jetë babai ynë, Bislim Pireva. Varrimi i të ndjerit bëhet të dielën, më 02 Shtator, ora 13:00, në varrezat e qytetit në Gjilan thuhet në njoftimin e familjes Pireva.

Bislim Pireva studiues e krijues, profesor e pedagog i sinqertë, autor i disa librave me karakter historik është ndarë nga jeta këtë të shtunë duke lënë pas vetës një bagazh të madh të krijimtarisë së tij shumë të dobishme në fushën kombëtare.

Bislim Pireva ishte një nga njerëzit e pakët që është marrë me dhunën shekullore ndaj shqiptarëve në veçanti me shpërnguljen e shqiptarëve nga rajoni i Medvegjës.

Fidanishtja

“Dhuna shekullore serbe në Gallap”, në dy vëllime dhe “Falsifikimi, trillimet dhe krimet serbe” ishin tre libra të autorit Bislim Pireva, që ngjallën kërshërinë e lexuesit.

Siç kanë njoftuar familjarët të dielën në shenjë respekti ndaj veprës së Bislim Pirevës do të mbahet një mbledhje komemorative në Teatrin e qytetit në Gjilan duke filluar nga ora 11.00.