Ndahet nga jeta Behar Mehmeti, ish drejtor i shërbimeve publike

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Është ndarë nga jeta Behar Mehmeti ish drejtor i shërbimeve publike në qeverisjen e Qemajl Mustafës. Behari ishte shembull se si duhet të menaxhohet një drejtori dhe si duhet të kujdeset për qytetarin.

Behar Mehmeti do të kujtohet si njëri nga drejtorët më të sinqertë, më të njerëzishëm dhe më transparent në raport me publikun dhe median.

UBT

Behar Mehmeti ka ndërruar jetë sot pas një sëmundje të gjatë dhe të pashërueshme. Ishte një zyrtar komunal për lakmi, një njeri i përkushtuar për qytetarin dhe hallet e tij.

Vajza e tij, Erdë Mehmeti ka bërë një dedikim prekës për vdekjen e prindit të saj Beharit.”Ndjenja qe jam pa baba po me vret! Mund të qaj tërë kohen, por t`i nuk kthehesh..! Nuk munde ta mbërrish as 53 vjetorin .. Do të të bëj krenar deri sa t`i më vëzhgon nga qielli” ka shkruar Erda./rajonipress/