ARKATANA

Ndahet nga jeta Bahri Goga, doajen i shëndetësisë kosovare dhe asaj ferizajase

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ferizaj është sot në zi, ferizajasit janë sot të pikëlluar për lamtumirën që na dha, i veçanti mjek i shëndetit mendor, drejtues institucional, themeltar e konsolidues i shërbimeve shëndetësore në Ferizaj, për merita të cilat, me nder e krenari Ferizaj e mban me dekoratën “Nderi i Qytetit” ka shkruar në telegramin e ngushëllimit Agim Aliu kryetar i Ferizajit. Ai ishte fisnik në profesionin e tij, shpirt human e solidar i pashoq, shëmbëlltyrë e përkushtimit profesional, kujtim e vepër kjo që do të mbetet e pashlyeshme ndër breza të ferizajasve.

Bahri Goga ky emër emblematik për shëndetësinë kosovare, ky emër po ashtu plotë humanizëm, vullnet, e shumë përgjegjësi për veprat e mira që ka lënë pas, është ndarë vetëm fizikisht sot nga kjo botë.

Bahri Goga u nda vetëm fizikisht nga kjo botë sepse për të dhe shëmbëlltyrën e tij do të flasin breza e breza.
Jetoj ndershmërisht me shumë motiv për të ndihmuar e përkrahur gjeneratat e reja. Një prind dhe kryefamiljar i mrekullueshëm, një mjek sa profesionist aq edhe human dhe ndër të parët në Kosovë në fushën e neuropsikiatrisë.

Për vdekjen e dr. Bahri Gogës ka shprehur ngushëllime edhe kreu i Ferizajit, Agim Aliu.

GRANDEMALL

Telegram Ngushëllimi nga Agim Aliu:
Ky mëngjes, nisi me lajmin e kobshëm, se u nda nga jeta, mjeku nga plejada e parë e mjekëve ferizajas, bashkëqytetari ynë shembullor e kontribut plotë për shëndetësinë ferizajase, i rralli mes nesh, Dr. Bahri Goga.

Ferizaj është sot në zi, ferizajasit janë sot të pikëlluar për lamtumirën që na dha, i veçanti mjek i shëndetit mendor, drejtues institucional, themeltar e konsolidues i shërbimeve shëndetësore në Ferizaj, për merita të cilat, me nder e krenari Ferizaj e mban me dekoratën “Nderi i Qytetit”.

Ai ishte fisnik në profesionin e tij, shpirt human e solidar i pashoq, shëmbëlltyrë e përkushtimit profesional, kujtim e vepër kjo që do të mbetet e pashlyeshme ndër breza të ferizajasve.

Lamtumirë Dr. Bahri!
Lamtumirë bashkëqytetar i rrallë!
Ngushëllime të sinqerta familjes Goga, kolegëve të profesionit, miqve e të njohurve të të ndjerit.
Shpirti i tij u prehtë në paqen e parajsës së paskaj!, thuhet në Telegramin e ngushëllimit të kryetarit Aliu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.