RCCOLA

Ndahet nga jeta atdhetari e mërgimtari human Rahim Kqiku

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Për më shumë se 40 vite ka jetuar në Munchen të Gjermanisë duke kontribuar për çështjen atdhetare e kombëtare. Njeri human e fisnik dhe përherë i dashur me të gjithë ata që e kanë kërkuar ndihmën e tij. Rahim Kqiku është varrosur këtë të premte në Gjilan ndërsa pas vetës ka lënë një familje komplet intelektuale dhe dy doktoresha të njohura në fushën e mjekësisë në Austri.

Mërgimtari Rahim Kqiku 1944 – 2023 është ndarë nga jeta këtë fundjavë ndërsa është varrosur në Gjilan në familjen e tij.

Ata që e kanë njohur dhe kanë pasur fatin ta kenë përjetuar kontributin e tij thonë se Rahim Kqiku ishte një mërgimtar i devotshëm, një njeri shumë human, fisnik e mbi të gjitha një patriot që gjatë gjithë jetës ndihmoi Kosovën, luftën e UÇK dhe të UÇPMB-së dhe solidar në shumë aksione e aktivitete humanitare.

RCCOLA

Ana e tij humane është treguar dhe shfaqur në shumë raste ndërsa i ka shkolluar katër akademik, dy vajza doktoresha të njohura në Austri.

Rahim Kqiku ishte edhe patriot dhe njeri me vlera të larta humane e njerëzore. Kontributi i tij i gjithanshëm do të mbetet i paharruar në vlerat sublime të shtetit të Kosovës, ndërsa ana e tij prej mërgimtari shënon momentet më të bukura të pjesës së diasporës së mëhershme.

Ishte ndër mërgimtarët e parë qysh nga viti 1970 që kishte emigruar në Gjermani ndërsa viteve të fundit ishte kthyer për tu kujdesur për nipërit e mbesat në vendlindjen e tij për të cilën investoi shumë./rajonipress/