RCCOLA

Ndahet nga jeta aktivisti, veprimtari e patrioti Ilmi Zymberi

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Ilmi Zymberi është ndarë nga kjo jetë këtë të mërkure ndërsa varrimi bëhet nesër në varrezat e qytetit në Gjilan. Profesor Ilmi Zymberi ishte njëri nga themeluesit e LDK-së në Gjilan dhe më vonë edhe në UNIKOMB.

Ilmi Zymberi padyshim që është një nga figurat më të spikatura për shkak të angazhimit të tij në luftën për çlirimin e Kosovës dhe kontributin e pamohueshëm në ngritjen dhe zgjimin kombëtar për çlirim nga robëria.

Mobi Casa

Vdekjen e Ilmi Zymberit e ka bërë të ditur familja e tij.
Njoftimi i plotë:

Njoftim i dhimbshëm mortor!
Te nderuar familjar e miq!
Sot, ndërroi jetë vellau i jonë prof. Ilmi Musli Zymberi
Varrimi bëhet në prezencë dhe përcjellje të familjes e miqve, në varrezat e qytetit të Gjilanit, të enjtën nga ora 16-17h
Takimi komemorativ, prej orës (12-13h), në sallën e teatrit të qytetit të Gjilanit
Me dhembje mejdi zymberi!