RCCOLA

Ndahet nga jeta, aktivisti, profesori e humanisti Xhevat Nevzadi

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Sot, morëm një lajm të trishtë e të dhimbshëm, u njoftuam se ka ndërruar jetë kushëriri ynë Profesor Xhavat Nevzadi Nevzadi! Profesor i kimisë Xhevat Nevzadi ishte ndër kuadrot e para të lëndës së kimisë! Ishte një profesionist, punëtor, dhe njeri i fjalës e parimeve ka shkruar Nuhi Nuhiu.

Përveç që rriti, edukoi, ai edhe asnjëherë nuk u ndal se vepruari për çështjen kombëtare!
Në kohët më të vështira për kombin, në kohën e luftës 1998/1999 ishte anëtar i kryesisë së Shoqatës Bamirëse, “Nëna Terezë”!

Mobi Casa

Profesor Xhevati në këtë kohë, ai edhe mori rrugën për Prekaz për të dërguar ndihma!
Në këtë aksion të ndihmave, ai edhe u maltretua rrugës derisa i dërgonte ndihmat, dhe me pastaj u burgosë!

Tërë jetën, ia kushtoi shkollimit, tërë jetën ishte në rrugën e kombit dhe gjithherë kontribuoi për të mirën e popullit!
Në si familje, humbëm një intelektual, humbëm një njeri të parimeve, por na la neve, që ta vazhdojmë atë ku dëshironte profesori!
Kemi dhembje, por, kemi edhe krenari, që e kishim në mesin tonë!
Lavdi jetës e veprës së profesor Xhevat Nevzadi Nevzadi!
Varrimi i të ndjerit bëhet të shtunën duke filluar nga ora 12.00./rajonipress/