Ndahet nga jeta aktivisti i LDK-së, Mefail Pajaziti
Gjilan – LDK dega në Viti ka njoftuar se pas një sëmundje të rëndë, më 10.08.2015 ka ndërruar jetë anëtari i kryesisë së LDK-së dega në Viti si dhe Ish kandidati i LDK-së për Asamble komunale në Komunën e Vitisë zoti Mefail Pajaziti.
Dega e LDK-së në Viti e ka vlerësuar lart kontributin që ka dhënë Mefail Pajaziti që nga ditët e para të saj në Viti.
Zyrtarët e LDK-së me pietet do ta përkujtojnë shëmbëlltyrën, aktivitetin dhe punën e mirë që ka bërë Mefail Pajaziti për proceset e shumta që kanë ndodhur në degën e LDK-së në Vit thuhet në njoftim.
Për nder të këtij veprimtari e aktivisti të hënën edhe do të mbahet mbledhje komemorative për nderë të tij./rajonipress/


