Fundamenti

Ndahet nga jeta 18 vjeçari Shaban Sadriu

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Shaban Sadriu i moshës 18 vjeçare është plagosur në pusi më 6 gushtë të këtij viti tek vendi i quajtur “varrezat e muhaxhirëve” në Sllubicë. Që nga ajo kohë Shaban Sadriu nuk ka pasur vetëdije dhe nuk ka mundur të jap asnjë detaj për ngjarjen tha për rajonipress njëri nga familjarët Hasan Sadriu.

Shaban Sadriu i moshës 18 vjeçare nga Sllubica e Gjilanit ka ndërruar jetë këtë të hënë rreth orës 2 të mëngjesit. Sadriu i moshës 18 vjeçare është plagosur në pusi më 6 gushtë të këtij viti tek vendi i quajtur “varrezat e muhaxhirëve” në Sllubicë. “Që nga ajo kohë Shaban Sadriu nuk ka pasur vetëdije dhe nuk ka mundur të jap asnjë detaj për ngjarjen” tha për rajonipress njëri nga familjarët Hasan Sadriu.

Shaban Sadriu ishte plagosur rëndë në një pusi në mbrëmjen e 6 gushtit 2012. Familjarët patën thënë se me askënd nuk kanë pasur probleme. Megjithatë , Hasan Sadriu tha për rajonipress se ndihet i zhgënjyer që hetimet në këtë rast kanë shkuar shumë ngadalë.

ARKATANA

Ndryshe fshati Sllubicë ndodhet vetëm tre kilometra afër kufirit me Serbinë derisa në vendin e ngjarjes ishte parë një veturë me tabela të huaja, por ka qenë e pamundur të saktësohej ajo tha Sadriu.

Shaban Sadriu një kohë kishte qëndruar në gjendje kome në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK). Pastaj familjarët e kishin dërguar për tretman në Shqipëri, por në mungesë të mjeteve financiare ishte kthyer sërish në Gjilan. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.