Uji Dea

Ndahen mjetet për hapjen e zyrave të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Qeveria e Shqipërisë ka marrë vendim për ndarjen e mjeteve financiare për hapjen e zyrave të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë.

Këtë e ka konfirmuar Ministri i Punëve të Jashtme në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj.“Edhe një punë fort domethënëse për Luginën e Preshevës.

Fundamenti

Pas mbështetjes financiare për shpërndarjen falas të materialeve shkollore për nxënësit shqiptarë në Luginën e Preshevës, Qeveria e Shqipërisë tani ka vendosur të ndajë edhe mjetet e nevojshme financiare për hapjen e zyrave të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë”, është shprehur Cakaj, transmeton Klan Kosova.“Shqiptarët e Medvegjës, sot, kanë nevojë të jashtëzakonshme për praninë e Këshillit dhe mbështetjen e Shqipërisë, veçanërisht në përballjen e tyre me çështjen e pasivizimit të adresave dhe para sfidës madhore për ruajtjen e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare”.

Ai është shprehur se duhet të marren përgjegjësitë politike për t’i mbështetur edhe institucionalisht qytetarët e Medvegjës.“Mbështetja e Shqipërisë për hapjen e zyrave të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë është e domosdoshme, por e pamjaftueshme. Kjo shënon thjesht fillimin e një pune më të thellë e sistematike për ruajtjen e të drejtave e mbështetjen e fortë edhe për shqiptarët e Medvegjës…”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.