Ndahen banesat kolektive për familjet me nevoja të veçanta
Kamenicë – Pas kryerjes së punëve përfundimtare siç janë kyçja e rrymës, ujësjellësit, kanalizimit dhe zbatimit të të gjithave procedurave ligjore komisioni për ndarjen e banesave kolektive ka përzgjedhur përfituesit e këtyre banesave.
Pas përfundimit të ankesave duke respektuar gjithnjë afatet ligjore, komuna do të bëjë ndarjen për familjet që janë përfituese për t`i ju dhënë në shfrytëzim e drejta e banimit ka thënë Begzad Sinani./rajonipress/


