GRANDEMALL

Ndahen 780 koshere dhe pajisje për bletarë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Kryetari i Komunës Qëndron Kastrati, së bashku me Drejtorin për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural Naim Arifin dhe në bashkëpunim me RESI-n austriak dhe Shoqatën e Bletarëve “Luzma”, sot kanë bërë shpërndarjen e 780 koshereve dhe pajisjeve të tjera për bletë, për 52 bletarë të Kamenicës.

Kryetari Kastrati tha se Kamenica ka kushte mjedisore mjaft të përshtatshme për zhvillimin e bujqësisë.
“Kamenica ka kushte mjedisore mjaft të përshtatshme për zhvillimin e bujqësisë dhe ne po përpiqemi që ta përkrahim vazhdimisht edhe sektorin e bletarisë”, u shpreh kryetari Kastrati.

UBT

E, drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural Naim Arifi u shpreh jashtëzakonisht i lumtur për shpërndarjen e këtyre koshereve, pasiqë kjo do të ndikojë në zhvillimin e bujqësisë.
“Jam i lumtur që bletarëve të komunës sonë po u ofrohen kushtet elementare në zhvillimin e bujqësisë, përkatësisht kjo shpërndarje e koshereve që i’u është bërë bletarëve”, tha ai.

Ky projekt është bërë në bashkëpunim me RESI-n austriak, Shoqatën e bletarëve “Luzma” dhe Komunën e Kamenicës, për t’i dal në ndihmë bletarëve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.