Eko Higjiena

Ndahen 71 makina mjelëse për fermerët kamenicas

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Në shtëpinë e kulturës “ Isa Kastrati”, në Kamenicë të martën, fermerëve të kësaj komune iu janë ndarë 71 makina mjelëse. Në ceremoninë e ndarjes, pjesëmarrës ishte edhe Kryetari i komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli dhe drejtori i drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Gani Sadiku.

Gani Sadiku, tha se në këtë projekt kanë konkurruar 71 fermerë, ku të gjithë janë edhe përfitues të makinave mjelëse.“Ne kemi vendosur që tu dalim në ndihmë me këto makina mjelëse, kjo nuk është hera e parë që komuna ndihmon projekte të tilla. Komuna e Kamenicës, ka ndihmuar fermerët edhe me rrethoja të pemishteve, koshere të bletëve dhe projekte të tjera. Ju jeni të interesuar të punoni dhe ne jemi të interesuar që t’ju ndihmojmë “ u shpreh Sadiku, i cili e falënderoj edhe kontributin e Kryetari Surdulli për mbështetjen e vazhdueshme për zhvillimin e bujqësisë.

I tërë projekti ka kushtuar 17 324 euro, pjesëmarrja e fermerëve ishte 25 % , apo 4 331 euro , ndërsa komuna ka participuar me 75 %, apo 12 993 euro raporton rajonipress.

Ndërsa, Kryetari i komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, me këtë rast tha se më vjen mirë që komuna ka pasur mundësi të japë këtë ndihmë. “Si komunë edhe në të ardhmen do të përkrahim bujqësinë në fusha të ndryshme, në mënyrë që tokat tona mos të mbesin djerrinë ” ka thënë Surdulli.

Nejazi Fera, zyrtar në Drejtorinë e Bujqësisë, ka porositur fermerët që makinat mjelëse mos të keqpërdoren, si dhe këshilloj ata që nuk dinë të përdorin makinat të bashkëpunoj me drejtorinë përkatëse.

Eco Higjiena

Fermeri Azem Bunjaku, nga fshati Laçiq, i cili kishte gjithsej 20 krerë bagëti, ishte i lumtur që mori këtë makinë. Ai tha se me marrjen e kësaj makine puna e jonë do të lehtësohet, ndërsa cilësia e qumështit do të jetë më e mirë.

Ndërsa, Shaban Krasniqi, nga fshati Berivojcë i cili posedon tetë krerë lopë, thotë se me marrjen e kësaj makine neve si fermerë do të na lehtësohen punët dhe në bazë të këtij subvencioni ne mendojmë që të shtojmë numrin e bagëtive

Goran Zhivkoviq, nga fshati Kostadince, i cili posedon gjashtë krerë lopë, ishte i vetmi aplikues nga komuniteti serb, falënderoj Kryetarin e komunës së Kamenicës dhe drejtorinë e Bujqësisë për ndarjen e makinës.

Fermerët falënderuan Kryetarin Surdulli dhe Drejtorinë e Bujqësisë, për ndarjen e makinave mjelëse./rajonipress/