RCCOLA

Nazmi Musa reagon zyrtarisht për tragjedinë, Luta shfrytëzon rrjetet sociale

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Drejtori i drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan Nazmi Musa, i ka dërguar sot një telegram ngushëllimit familjes Selmani, djali i të cilit humbi jetën në mënyrë tragjike në Shqipëri. Kurse Lutfi Haziri ka shfrytëzuar rrjetet sociale dhe nuk e ka parë të udhës që në këtë tragjedi të madhe të dërgoj telegram ngushëllimi zyrtarisht edhe familjes edhe medieve.

Në telegramin e Nazmi Musës thuhet:“Me pikëllim të thellë kam marrë lajmin e sotëm për humbjen tragjike të jetës së nxënësit të klasës 12-të, të gjimnazit natyror, Blend Selmani, i cili së bashku me nxënësit tjerë ishin për ekskursion në Shqipëri.

Eco Higjiena

Në emër të Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan i shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Selmani, duke ndier keqardhje që në këtë ditë të ekskursionit me karakter mësimor ka ndodhur kjo vdekje tragjike.

E lus familjen Selamani që të bëhen të fortë dhe të durueshëm, ndërsa e lus Zotin që të tilla ngjarje tragjike të mos përsëriten më kurrë në trevat tona”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të drejtorit të Arsimit, Nazmi Musa./rajonipress/