Nazmi Musa: Reagimi i këshilltarëve të PDK-së vije nga zjarrmia e humbjes së pushtetit

Gjilan – Çka nuk pajtohet drejtori i arsimit Nazmi Musa në reagimin e këshilltarëve të PDK-së në shkrimin, PDK:“Ne nuk provokuam, por këshilltaret e LDK-së po e mbrojnë kaosin në arsim”. Pse Nazmi Musa i quan ata këshilltar obskurantist. Pse thotë se dhe kryesuesja Valentina Bunjaku Rexhepi hodhi vallen e përpjekjeve të përçarjes.
Ethet hemarrogjike të një grupi të këshilltareve obskurantistë të PDK-së për gjendjen në arsimin gjilanas dhe drejtorin e DKA-së të shprehura në një pamflet publik për opinion. Kështu e fillon Nazmi Musa drejtor i arsimit reagimin – përgjigjen e tij drejtuar këshilltarëve të PDK-së.
Reagimi i plotë: Në emër tim personal dhe detyrës zyrtare që mbaj në Drejtorinë e Arsimit të Gjilanit, shprehi dëshpërimin tim, jo vetëm për fyerjet dhe denigrimin publik që përpiqen të më bëjnë disa këshilltarë të asamblesë komunale të Gjilanit në përfaqësim të PDK-së, por shprehi hapur deklarimin tim për këtë kategori përfaqësimi të qytetarëve tanë në Kuvend të cilët plasojnë të pa vërteta për gjendjen e arsimit në komunën e Gjilanit.
Ky reagim i tyre vije nga flaka e zjarrmisë së humbjes së pushtetit, flakë kjo e cila do të kalojë edhe shumë kohë e, kush e di se kur ka për t’iu shuar. Gjendjen në arsim, siç e quajnë këta obskurantistë “kaotike”, ”rrënuese” e të tjera epitete, më se miri e dinë mësimdhënësit e këtyre institucioneve, drejtuesit e saj, institucionet më të larta në nivel të Republikës dhe partnerët e shumtë bashkëpunues me arsimin gjilanas. Gjithçka është e dijshme, përveç nuk është ditur e nuk do të dihet padituria e këtij grupi opskurantistë të PDK-së, të cilët, kinse, përfaqësojnë të drejtat e qytetareve tanë.
Në këta rreshta shkrimi nuk kursyen as kolegët e tyre që nuk ranë pre e intrigave dhe përçarjeve të këshilltarëve të asamblesë, siç bëri kryesuesja e asamblesë, duke hedhur vallen e përpjekjeve të përqasjes dhe përpjekjes për degradim të personalitetit të drejtorit të arsimit dhe duke e përmbyllur seancën si një mbledhje komemorative.
Si drejtor, ”i shembullit më të keq në Kosove” siç me paskan klasifikuar e diagnostikuar, këta obskurantistë kanë marrë rolin e inspektorëve të arsimit, rrolin e mjekut psikiatër, rrolin e gjykatës, prokurorisë dhe avokatit të popullit, por të gjitha këto vlerësime e rrole do të duheshin me dhjetëra faqe argumentesh për të pasur një besueshmëri morali i tyre njerëzor e politik. Po ? … s’kanë !
Opinioni do të donte të mirësonte më shumë për këto si për shembull: Në cilat shkolla paskam përdorë dhunë fizike ndaj nxënësve që i paskam vizituar gjatë këtij mandati tim? Cilët mësimdhënës u frikësuakan nga unë dhe nuk guxuakan të vijnë në zyrën time për ndonjë këshillim? Kush i ka vërtetuar shkeljet ligjore dhe nëse ka, e dini ju se kush i kishte bërë ato shkelje dhe në cilën qeverisje ? Si përfaqësues të një institucioni legjislativ, pse more të paditur nuk i lexoni ligjet që drejtojnë fushën e arsimit, po flisni kuturu, kot se koti, paushall ? ! S’ka gjë, harrova, ju i dini të gjitha edhe pa lexuar ! Po raportin e suksesit të nxënësve pse nuk e keni lexuar, të paktën për të mësuar numrin e nxënësve në shkollat tona, numrin e paraleleve, numrin e nxënësve në paralele që si thoni ju nuk dihet !!?
Pse nuk i dini ju, mos mendoni se të tjerët nuk i dinë ! Akoma nuk e keni mësuar se asamblistët nuk prezantojnë gjendjen në arsim, por përfaqësuesit e arsimit. Asamblistët vlerësojnë në bazë të raporteve të dërguara nga DKA-ja, Komiteti i Arsimit, dhe në qasje të dokumenteve….. A nuk ishte vlerësuar dhe aprovuar së Komiteti i arsimit për vitin e kaluar ishte shpallur si komiteti më i suksesshëm. Po në baze të ç‘kafit është shpallur,? Të punës apo të numrit të mbledhjeve, të llafeve e kafeve apo sukseseve ?
Të gjitha këto e shumë të tjera argumente do të ju bëjnë të turpëroheni ju, ndërsa unë me gjithë stafin e DKA-se, drejtorët e shkollave, mësimdhënësit, nxënësit e prindërit do të ndihemi krenarë për sukseset në arsim dhe do të punojmë që këto rezultate të jenë në dobi të fëmijëve tanë. Individët dhe grupet para politike dhe të interesit, mund të mos jenë të këtij mendimi e të jenë të zhgënjyer, po unë nuk kam faj ! Kuptoni se ju iku koha e mashtrimeve dhe premtimeve të kota njerëzve me nevojë. Nuk mund të sigurohet e drejta dhe jeta e shumë qytetareve tanë me mashtrime të fushatave zgjedhore, premtime boshe e shpërndarje të thasëve me miell. Iku vapa me gushtin , thuhet në reagimin e Nazmi Musës, Drejtor i Drejtorisë të Arsimit në Gjilan./rajonipress/