UBT

Nazmi Musa raporton para Komitetit të Arsimit

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Komiteti për Arsim i kryesuar nga Arben Mehmeti, sot ka mbajtur mbledhjen e parë pas konstituimit dhe ka aprovuar rregulloren e punës së komitetit, ndërsa Drejtori i Arsimit Nazmi Musa ka dhënë informatën për planin e punës dhe raportin tre mujor të drejtorisë si dhe informatën për shuarjen e klasës së XIII-të.

Me këtë rast, kryesuesi Arben Mehmeti ka thënë se kjo është rregullorja e parë që është bazuar në fushë-veprimtarinë e punës së këtij komiteti. Kjo rregullore mund të plotësohet, ndërkohë sipas dinamikës së punës së DKA-së dhe prioriteteve të saj. Rregullorja është aprovuar nga të gjithë të pranishmit.

Ndërsa, drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Nazmi Musa, e ka informuar Komitetin për planin vjetor të punës që ka kjo drejtori për vitin 2014, që bazohet në menaxhimin e mirë, profesional, dhe ligjor të shkollës, pranimin e personelit arsimor konform ligjit, pranimin me kritere të nxënësve në klasën e parë dhe të dhjetë.
Poashtu në planin e punës është edhe përmirësimi i infrastrukturës shkollore dhe përmirësimi i gjendjes në arsim në përgjithësi, duke paraparë edhe kryerjen e obligimeve që janë trashëguar nga qeverisja e kaluar.

Musa ka informuar Komitetin edhe me raportin tremujor të vitit 2014, për të cilin ka thënë se do të ndryshoj sepse ka shpenzime, por ka edhe obligime të reja, porse për gjithçka komiteti do ta marrë raportin të plotësuar për këtë tre-mujor.

Gjithashtu ai ka thënë se gjithçka pas marrjes së përgjegjësisë në arsim do të bëhet konform ligjit, duke nisur që nga zëvendësimet e pushimit të lehonisë, kuadrove që dalin në pension e deri te shpallja e vendeve të reja të punës përmes konkursit.

Eco Higjiena

Këtë drejtori e kam marrë me mbi 800 mijë euro obligime, ndërsa deri më tani janë kryer një pjesë shumë e madhe e obligimeve. Në raportin financiar të shpenzimeve të DKA-së parashihen të jenë 10.6 milionë euro, ku hynë pagat, mallrat dhe shërbimet, shërbimet komunale subvencionet dhe investimet kapitale.

Edhe sa i përket shuarjes së klasës së XIII-të, Musa ka thënë se me vendimin e MASHT-it që nga viti i ri shkollor kjo klasë më nuk do të ekzistoj, që do të paraqes një problem sa i përket kuadrove profesionale – profesorëve, sepse një pjesë e tyre realisht mbeten pa orë mësimore. Ai ka thënë se DKA do të angazhohet që ta bëjë risistemimin e tyre konform mundësive ligjore.

Ai ka informuar se në nivelin e mesëm të lartë numri i nxënësve do të bie për 1294 nxënës, sepse në vitin shkollor 2014/2015 nuk do të ketë klasë të XIII-ta. Nxënësit e klasës së XII që e përfundojnë gjithashtu këtë vit shkollimin e mesëm të lartë është 1937, ndërsa nxënësit e klasave të IX-ta që vijnë në këtë nivel është 1638 që del një dallim pre 299 nxënësve më pak.

Komiteti për Arsim, ka rekomanduar që DKA të veproj konform ligjit dhe në zbatimin e ligjit. Poashtu edhe sa i përket shuarjes së klasës së XIII, DKA-së i rekomandohet të merret me këtë problematikë për të bërë zgjidhjen sa më adekuate. Sikurse që i është rekomanduar që të ketë menaxhim sa më të mirë të procesit në shkollat e Komunës së Gjilanit, duke e ngritur cilësinë e mësimdhënies dhe mësim-nxënies./rajonipress/