FITORJA

Nazmi Musa: Procesi i testimit po ecën mirë

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Ka nisur të shtunën mbajtja fazës së dytë të testit të maturës, ku 3360 nxënës nga Komuna e Gjilanit do t’i masin njohuritë e tyre për periudhën katër vjeçare të mësimit.

Mbarëvajtjen e procesit e mbikëqyrin Ministria e Arsimit, Drejtoria Komunale e Arsimit dhe përfaqësues nga Universiteti, ndërsa risi në këtë fazë është se në vend të administruesve që kanë qenë mësimdhënës, sot kompanitë e sigurimeve të kontraktuara nga Ministria e Arsimit do të përkujdesen për të mos lejuar keqpërdorimet eventuale nga ana e nxënësve.

Uji Dea

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Nazmi Musa, tha janë bërë të gjitha përgatitjet teknike të mbajtjes së këtij testi dhe deri tash nuk ka pasur asnjë lloj pengese.

“Që nga mëngjesi, Drejtoria e Arsimit i ka bërë të gjitha përgatitjet teknike dhe deri tash nuk kemi pasur asnjë lloj pengese. Risia në këtë fazë të testimit vije nga fakti se tani në vend të administruesve që kanë qenë mësimdhënës, po e shihni se tani janë kompanitë e sigurimeve, të cilët kanë për detyrë që gjatë punës së testimit të nxënësve me qëllim që të mos lejojnë keqpërdorimet siç janë përdorimin e telefonave, kopjimi, bashkëpunimi etj., dhe evitimi i tyre do të jetë një rezultat për ne për ta matur saktësinë e njohurive të tyre”, tha me këtë rast drejtori i DKA-së, Nazmi Musa./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.