ARKATANA

Nazmi Musa: Po bëjmë punë voluminoze për ta përmirësuar sektorin e arsimit në Gjilan

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Nazmi Musa, në një konferencë për media ka prezantuar volum përditë e më të shtuar, të punëve që janë në kompetencën e këtij resori, duke nisur që nga regjistrimi i nxënësve në shkollë, përcjellja e tyre gjatë procesit mësimor, organizimi i testit kombëtar dhe testit të maturës e deri te mbikëqyrja, përzgjedhja dhe kontrolli i menagjmentit dhe personelit të shkollës, por edhe angazhimi për integrimin e shkollave të komuniteteve pakicë në sistemin e shkollimit të Republikës së Kosovës

Me këtë rast drejtori Musa, ka thënë se procesi mësimor është përfunduar këtë vit me sukses dhe rezultate të kënaqshme për Komunën e Gjilanit dhe Drejtorinë Komunale të Arsimit.

“Procesi mësimor për vitin shkollor 2014 / 2015, ka përfunduar me sukses dhe rezultate që në përgjithësi janë të kënaqshme për Drejtorinë Komunale të Arsimit. Sa i përket rezultateve të testit të arritshmërisë, Komuna e Gjilanit në nivel vendi ka zënë vendin e parë, që na bënë të ndjehemi mirë me këtë sukses. Kurse sa i përket testit të maturës, si drejtori nuk jemi të kënaqur me rezultatet, sepse këtu ka një mospërputhje të rezultatit dhe dallim shumë të madh nga testi i arritshmërisë. Rezultati nga testi i maturës ku testit i janë nënshtruar 2176 nxënës, që shprehur në përqindjen, del se 60.34 për qind e nxënësve e kanë kaluar testin dhe 39.66 për qind prej tyre nuk e kanë kaluar pragun”, tha drejtori Musa, duke shtuar se rezultate shumë të dobëta në këtë test kanë shënuar nxënësit e shkollave profesionale, për çka ka paralajmëruar angazhim konkret në përmirësim të gjendjes në këto shkolla.

Gjithashtu drejtoria e arsimit në bashkëpunim me shkollat, ka përgatitur kriteret për pranimin e nxënësve në klasën e parë dhe të dhjetë.

Edhe sa i përket investimeve dhe projekteve, DKA ka përgatitur dhe dërguar në zyrën e projekteve të MASHT-it nevojat të cilat presin miratimin e kësaj ministrie për implementim gjatë të ardhmes.

ARKATANA

“Kemi dërguar kërkesën për projekte për shkollat e reja, si për shkollën teknike, të mjekësisë, për shkollën në fshatin Haxhaj dhe në fshatin Shillovë “Vuk Karaxhiqi”, pastaj kërkesën për gjashtë salla të edukatës fizike, për shkollën “Dëshmorët e Kombit”, “Agim Ramadani”, “Rexhep Elmazi”, “Sadulla Brestovci”, “Vatra e Diturisë” dhe “Arbëria”. Në lagjen Dardania do të ndërtohet çerdhja e re me donacion të Bashkimit Evropian. Kemi bërë kërkesën për sallën e edukatës fizike, për shkollën “Abaz Ajeti” dhe shkollën “Liria” në Pogragjë, ku pritet përzgjedhja e kompanive për realizim të këtyre projekteve. Është duke u ndërtuar shkolla “Bajram Curri” në fshatin Shurdhan dhe presim të jetë e gatshme për vitin e ri shkollor”, tha drejtori Musa.

Edhe sa i përket aspektit të garave të nxënësve të Gjilanit, Drejtori Musa ka thënë se edhe në këtë aspekt, nxënësit tanë janë shembull në pjesëmarrjen e garave, në nivel Komunal, Republikan dhe Ndërkombëtar.
Drejtori i Arsimit ka njoftuar se si Drejtori e Arsimit tashmë kanë marrë aprovimin nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë për emërimin e shkollave të reja të ndërtuara në Komunën e Gjilanit.

“Kemi marrë aprovimin e MASHT-it dhe janë emërtuar shkolla e Gjimnazit të Shkencave Natyror me emrin Xhavit Ahmeti, pastaj shkolla në lagjen Zabeli me emrin e dëshmorit Zija Shemsiu, shkolla në lagjen e II me emrin Sadulla Brestovci, shkolla në lagjen e VIII me emrin Nazmi Hoxha, shkolla e Artit Pamor me emrin Adem Kastrati”, duke shtuar se tani e tutje zyrtarisht këto shkolla kanë emrat e përmendur.

Ai ka potencuar kërkesën që DKA i ka drejtuar kryeministrit të Kosovës, Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Financave, për rritjen e grantit në sektorin e Arsimit për Komunën e Gjilanit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.