Nazmi Musa: Gjithçka gati për 1 shtator

Gjilan – Viti i ri shkollor do të fillojë në të gjitha institucionet e arsimit më 1 shtator, sipas kalendarit shkollor 2014/2015. DKA-ja e Gjilanit është përgatitur për një fillim të mbarë të procesit mësimor është bërë ndarja e normave mësimore, përpilimi i orarit të punës, plotësimi i kuadrit mësimdhënës përmes konkursit dhe janë sistemuar nëntëdhjetë për qind e mësimdhënësve të cilëve ju kishte rrezikuar vendi i punës me reformën e re arsimore pa klasat e XIII-ta thotë për rajonipress Nazmi Musa.
Nazmi Musa thotë se edhe këtë vit shkollor, përmes një komisioni të formuar në DKA janë kryer procedurat për librat falas për nxënës nga klasa e parë deri në të nëntat, në mënyrë që Ministria me kohë t’i obligojë shtëpitë botuese të jenë të gatshme t’ua shpërndajnë me kohë shkollave librat e kërkuara.
Me kërkesë të drejtorëve të shkollave dhe vlerësimit të kërkesave të tyre nga komisioni vlerësues komunal për renovim, gëlqerosje e inventar shkollash për këtë vit janë rinovuar këto shkolla: Shkolla Fillore “Liria“ në Pogragjë ( renovim i një muri dhe suvatimi i tij)
Shkolla Fillore “ Vebi Ibrahimi” në Uglar ( Ndërrimi i disa dyerve), Shkolla Fillore “ Ajeti “ Gjilan (Rregullimi i kanalizimit në oborrin e shkollës, ), Shkolla Fillore “Skënderbeu “ në Përlepnicë ( Rregullimi i mbulojës, oxhaqeve ), Shkolla Fillore “Vatra e Diturisë“ Livoq i Epërm ( Rregullimi i ulluqeve për rrjedhje të ujit), Shkolla fillore”Dëshmorët e Kombit” Livoq i Ulët ( Rregullimi i një klase për parashkollorët), Shkolla Fillore “Afërdita“ në Kishnapole ( Furnizimi me ujë i shkollës ), Shkolla Fillore “Esat Berisha “ në Llashticë ( Rregullimi i nën kulmit, sallës së arsimtarëve dhe zyrën e drejtorit ), Shkolla e Muzikës në Gjilan ( rregullimi i nyjave sanitare ), Shkolla Fillore “Fetah Qerimi” Verbicë e Zhegovcit ( Renovimi i nyjave sanitare ), Shkolla e Mesme “Marin Barleti“ Gjilan ( renovimi i kulmit në sallën e edukatës fizike), Konvikti i Studentëve dhe objekti i DKA-së (renovimi i nyjave sanitare).
Nazmi Musa ka njoftuar edhe për furnizimin e shkollave me material për gëlqerosje, punuar nga punëtoret teknik: Sholla Fillore “ R. Cerrnica “ në Cerrnicë me dy paralele të ndara në Gumnishte, Shkolla Fillore ”Vatra e Diturisë në Livoq të Epërm”, Shkolla Fillore ”Vesel Muji” te Mihirtë, Shkolla Fillore “Musa Zajmi” në Gjilan, Shkolla e Mesme” Arbëria” në Gjilan, Shkolla Fillore “Abaz Ajeti” në Gjilan.
Sipas Musës me kompaninë CDC, e kontraktuar nga Komuna janë kryer e po kryhen punët në këto shkolla: Shkolla Fillore “Selami Hallaqi (gëlqerosja e klasave dhe rregullimi i kanalizimit), Shkolla Fillore “Skënderbeu” në Përlepnicë dhe Kmetoc (Gëlqerosje e klasave dhe renovim kulmi), Shkolla Fillore”Avdulla Tahiri” (Malishevë (Renovimi i Kulmit), Shkolla Fillore Lagjja VII ( Renovimi i Kulmit), Shkolla Fillore “Rexhep Elmazi” Gjilan ( Gëlqerosje e klasave e nyjave sanitare dhe mbuloja në hyrje të shkollës), Institucioni Parashkollor” Ardhmëria II në Gjilan ( Gëlqerosja e hapësirave të brendshme, renovimi i nyjave sanitare dhe renovimi i murit të amfiteatrit veror në oborrin e çerdhes.), Shkolla Fillore “Dëshmorët e Kombit” në Livoq të Ulët ( Gëlqerosja e klasave mësimore), Shkolla Fillore “Vatra e Diturisë “ Livoqi i Epërm (Renovim i nyjave sanitare), Shkolla Fillore “ Fetah Qerimi” V.Zhegocit dhe paralele e ndarë në Zhegovc (Gëlqerosja e klasave mësimore dhe ndërrimi i dyerve të klasave në Verbicë), Shkolla Fillore “Musa Zajmi” Gjilan ( Rregullimi i një zyre dhe një klase mësimore),
Furnizimi me inventar shkollor: Banka, karrige për parashkollore, banka për parashkollor, ulëse për karrige, mbështetëse për karrige dhe dërrasa për banka është bërë në këto shkolla: Shkolla e mesme “Marin Barleti”, Shkolla Fillore “Abaz Ajeti”, Gjimnazi “Zenel Hajdini”, Shkolla Fillore” V.Muji” Mihir, Shkolla Fillore “Dëshmorët e Kombit” Livoq i Poshtem, Shkolla Fillore “Vatra e Diturisë” Livoqi i Epërm, Shkolla Fillore “Reshep Elmazi”, Shkolla Fillore “Selami Hallaqi”, Shkolla e Mesme Teknike” Mehmet Isai “, Shkolla Fillore”Mulla Idrizi” Velekincë.
Ndërtim i fushave sportive që priten të kryhen së shpejti punimet: Shkolla Fillore ”Esat Berisha“ në Llashticë, Shkolla Fillore ”Vebi Ibrahimi” Uglar, Shkolla Fillore ”Skenderbeu” Kmetoc, Shkolla Fillore “Liria”në Pogragjë, Shkolla Fillore “Vatra e diturisë” Livoq i Epërm, Shkolla Fillore “Mulla Idriz Gjilani” Velekincë, Shkolla Fillore “Esat berisha” në Llashticë.
Me investimet e Komisionit Evropian janë duke u kryer punët: Fasadimi i jashtëm, ndërrimi i dritareve, renovimi i ngrohjes qendrore në këto institucione: Gjimnazi “Zenel Hajdini”, Shkolla Fillore ”Ramiz Cerrnica” në Cërrnicë, Konvikti i nxënësve dhe studentëve në Gjilan.
Me bashkë financim në mes të komunës dhe “Rotari Klub “është financuar projekti: Ndërtimi i Ujësjellësit në shkollën fillore “Ibrahim Uruqi” në Bresalc. Në mes IOM-it dhe Komunës është kompletuar kabineti i Informatikës në shkollën e Mjekësisë në Shillovë.
Musa tha se ne komunën e Gjilanit për këtë vit shkollor kanë fatin të mësojnë në objekt të ri nxënësit e shkollës fillore “Afërdita“ në Kishnapole. Përurimi i së cilës u bë në mbarim të muajit korrik 2014.
Kanë mbaruar procedurat administrative për fillim të punëve ndërtimore të dy shkollave të reja: Shkolla fillore “Bajram Curri“ në Shurdhan dhe Shkolla e Artit Pamor në Gjilan./rajonipress/