Eko Higjiena

Nazmi Musa caktohet drejtor i arsimit në Gjilan

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Lutfi Haziri të premtën zyrtarisht ka caktuar Nazmi Musën drejtor të arsimit në Gjilan. Haziri tha se do të vendosim rend e rregull në këtë sektor.

Nazmi Musa nga sot do të jetë drejtor i arsimit në Gjilan. Lutfi Haziri në një takim me mediet e ka bërë publik këtë vendim duke u bazuar në performancën e mirë politike dhe arsimore të Nazmi Musës.”Besoj që e njihni mirë Nazmi Musën. Është një njëri autoritativ dhe me një të kaluar të mirë politike e arsimore” tha Haziri.

Mobi Casa

Haziri tha se duke vendosur drejtor të përgjegjshëm e profesionist nëpër drejtori do të bëhet e mundur edhe vendosja e rendit dhe rregullit.”Prioritet imi është arsimi dhe ne aty do të vendosim rend e disiplinë. Do t`i aktivizojmë këshillat e prindërve sepse prindërit kanë të drejtë të kenë qasje derisa edhe nxënësit do të jenë aktiv” tha Haziri./rajonipress/